22 November 2026, 21:26
Nga E.d
Emanuela Shahini
ITALI- Një aksident tragjik ka tronditur mëngjesin e së dielës qytetin e Prata di Pordenone në Itali, ku 31-vjeçarja shqiptare Emanuela Shahini, ka humbur jetën. Tre fëmijë që udhëtonin në automjetin e saj kanë mbetur të plagosur, ndërsa vajza 4-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në rrugën Via Vittorio Emanuele. Sipas mediave italiane, 31-vjeçarja po drejtonte një automjet tip “Ford Fiesta” dhe ishte nisur drejt Villanova-s, ku së bashku me fëmijët do të merrnin pjesë në një festë ditëlindjeje. Për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, makina ka dalë nga rruga gjatë marrjes së një kthese, është përmbysur dhe më pas është përplasur me forcë me një mur.
Përplasja ka qenë tepër e rëndë, duke bërë që drejtuesja e automjetit të mbetej e bllokuar brenda tij. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe personeli mjekësor, të cilët u përpoqën t'i jepnin ndihmën e parë 31-vjeçares. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, ajo ndërroi jetë në vendngjarje.
Në automjet ndodheshin edhe tre të mitur, dy prej të cilëve fëmijët e vetë Emanuelës. Më rëndë ka mbetur e plagosur vajza e saj 4-vjeçare, e cila është transportuar me helikopter drejt spitalit të Udines, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, fëmijët e tjerë janë transportuar në spitalin e Pordenones për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga. Tragjedia ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa vëmendja mbetet te gjendja shëndetësore e vajzës 4-vjeçare dhe dy fëmijëve të tjerë të plagosur./Dosja.al
Emanuela Shahini
Aktualitet
22 November 2026, 20:07
E.d
Foto ilustruse
KORÇA- Policia ka dhënë me shumë detaje lidhur me plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Nevi&cced...
Aktualitet
22 November 2026, 20:01
E.d
Foto ilustruse
KORÇA- Detaje të reja nga plagosja me thikë e cila ndodhi pak minuta më parë në fshatin Neviçisht t...
Aktualitet
22 November 2026, 19:29
E.d
Foto ilustruse
KORÇA- Një ngjarje me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar pak minuta më parë në qyt...
Aktualitet
22 November 2026, 19:29
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës edhe pas ndërhyrjes së policisë për t'i larguar n...
Aktualitet
22 November 2026, 19:11
E.d
16-vjeçari
TIRANA- Një adoleshent 16-vjeçar ka bërë publike pretendimet e tij për dhunë nga efektivët e policis&eu...
Aktualitet
22 November 2026, 18:55
E.d
Protesta
TIRANA- Një situatë tensioni është regjistruar pasditen e sotme përpara Kryeministrisë, ku qytetarët që ishin...
Aktualitet
22 November 2026, 18:04
E.d
Foto e futbollistëve të dhunuar
KUKËS- Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në futbollin shqiptar, gjat&...
Aktualitet
22 November 2026, 17:42
E.d
Foto ilustruse
LUSHNJE- Fermerët e zonës së Darsisë në Lushnjë po përballen me vështirësi ekonomike këtë...
Aktualitet
22 November 2026, 17:15
E.d
Foto ilustruse
BALLSH- Një shirit i kuq me mbishkrimin “Çifti me jetë të lumtur” është kthyer në një nga...
Aktualitet
22 November 2026, 16:50
E.d
Eugert Pulaj
ANGLI- Një shqiptar 37-vjeçar, i dënuar për shpërndarje kokaine në Britaninë e Madhe, po përpiqet t&eum...