22 November 2026, 21:38
Nga E.d
Foto e shqiptarit dhe ndërtesa ku ndodhi shpërthimi
ZVICRA- Një shpërthim i fuqishëm, i ndjekur nga një zjarr, ka shkaktuar panik mbrëmjen e së shtunës në një pallat banimi në Menziken të Zvicrës. Si pasojë e ngjarjes, një person ka pësuar djegie të rënda në trup dhe është transportuar me helikopter drejt spitalit, ndërsa banorët janë detyruar të braktisin me urgjencë apartamentet e tyre.
Sipas mediave zvicerane, shpërthimi ka ndodhur në një garazh individual në ambientet e pallatit. Fuqia e tij ka qenë aq e madhe sa porta e garazhit është shkëputur nga vendi, ndërsa pak çaste më vonë ka shpërthyer edhe zjarri. Dëshmitarët kanë përshkruar momente paniku dhe frike, teksa flakët dhe tymi përfshinë zonën. Një prej personave që mbërriti i pari në vendngjarje ishte 47-vjeçari Viliam, i cili tentoi të ndërhynte për të shuar zjarrin me një fikëse, por flakët po përhapeshin me shpejtësi.
Një tjetër dëshmi tronditëse vjen nga Fadili, 49 vjeç, me origjinë shqiptare, i cili banon në katin e tretë të ndërtesës. Ai tregoi se po kthehej nga një shëtitje rreth orës 18:30, kur dëgjoi shpërthimin e parë dhe pak më vonë një tjetër. Sipas tij, reja e tymit kishte arritur deri në katin ku banonte, ndërsa nga ndërtesa dëgjoheshin thirrje të përsëritura për ndihmë.
“Banoja në katin e tretë dhe reja e tymit arrinte deri aty. Më pas dëgjova britma. Tri herë dikush kërkoi ndihmë”, rrëfeu ai për median zvicerane.
49-vjeçari tha se situata i riktheu kujtimet e luftës në Kosovë gjatë viteve 1990, duke përshkruar frikën dhe pasigurinë që përjetuan banorët në ato momente.
“U ndjeva sikur isha sërish në atë kohë. Askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Të gjithë ishin në panik. Britmat dukeshin sikur po dëgjoje dikë në momentet e fundit të jetës”, u shpreh shqiptari.
Ndërkohë, në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, ambulancat dhe ekipet e shpëtimit. Një burrë, i cili kishte pësuar djegie të shumta në trup, mori ndihmën e parë dhe më pas u transportua me helikopter nga shërbimi i shpëtimit ajror Alpine Air Ambulance drejt spitalit.
Fadili u shpreh gjithashtu i tronditur nga gjendja e të plagosurit, duke thënë se ai kishte pësuar djegie nga koka te këmbët dhe duke shprehur keqardhje për familjarët e tij. Ndërkohë, policia zvicerane ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit dhe zjarrit. Deri më tani, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta./Dosja.al
Zvicër pallat shqiptari
Aktualitet
22 November 2026, 21:26
E.d
Emanuela Shahini
ITALI- Një aksident tragjik ka tronditur mëngjesin e së dielës qytetin e Prata di Pordenone në Itali, ku 31-vje&cced...
Aktualitet
22 November 2026, 20:07
E.d
Foto ilustruse
KORÇA- Policia ka dhënë me shumë detaje lidhur me plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Nevi&cced...
Aktualitet
22 November 2026, 20:01
E.d
Foto ilustruse
KORÇA- Detaje të reja nga plagosja me thikë e cila ndodhi pak minuta më parë në fshatin Neviçisht t...
Aktualitet
22 November 2026, 19:29
E.d
Foto ilustruse
KORÇA- Një ngjarje me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar pak minuta më parë në qyt...
Aktualitet
22 November 2026, 19:29
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës edhe pas ndërhyrjes së policisë për t'i larguar n...
Aktualitet
22 November 2026, 19:11
E.d
16-vjeçari
TIRANA- Një adoleshent 16-vjeçar ka bërë publike pretendimet e tij për dhunë nga efektivët e policis&eu...
Aktualitet
22 November 2026, 18:55
E.d
Protesta
TIRANA- Një situatë tensioni është regjistruar pasditen e sotme përpara Kryeministrisë, ku qytetarët që ishin...
Aktualitet
22 November 2026, 18:04
E.d
Foto e futbollistëve të dhunuar
KUKËS- Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në futbollin shqiptar, gjat&...
Aktualitet
22 November 2026, 17:42
E.d
Foto ilustruse
LUSHNJE- Fermerët e zonës së Darsisë në Lushnjë po përballen me vështirësi ekonomike këtë...
Aktualitet
22 November 2026, 17:15
E.d
Foto ilustruse
BALLSH- Një shirit i kuq me mbishkrimin “Çifti me jetë të lumtur” është kthyer në një nga...