2 November 2026, 10:44
Nga E.M

BULLGARI- Iliana Yotova ka fituar balotazhin presidencial ndaj Andrei Gurov duke u zgjedhur kështu si presidente më e re e vendit, në një proces zgjedhor që shënon një moment historik për Bullgarinë, pasi ajo bëhet gruaja e parë që merr postin më të lartë shtetëror.
Sipas rezultateve të raportuara, me 99.95% të qendrave të votimit të numëruara, Yotova ka siguruar 57.58% të votave, ndërsa kundërshtari i saj, kandidati pro-perëndimor Andrei Gurov, ka marrë 39.47%. Ndërkohë, 2.95% e votuesve kanë zgjedhur alternativën “Asnjëri”.
Megjithatë, një nga elementet që ka shoqëruar procesin zgjedhor është pjesëmarrja e ulët. Vetëm rreth 1.1 milion votues kanë marrë pjesë në raundin vendimtar, duke ngritur pikëpyetje mbi angazhimin e qytetarëve në këtë proces politik.
Balotazhi u zhvillua pas raundit të parë më 25 tetor, kur asnjë prej kandidatëve nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme për të fituar drejtpërdrejt zgjedhjet. Në atë fazë, Yotova dhe kandidati për nënpresident Kirill Valchev kishin marrë 34.6% të votave, ndërsa Andrei Gurov dhe Georgy Kandev kishin siguruar 32%.
Yotova, e cila më parë mbante postin e nënpresidentes, mori detyrën e presidentes së përkohshme në janar, pas dorëheqjes së Rumen Radevit./Dosja.al
Bota
2 November 2026, 10:23
E.M
SHBA- Në Teksas asnjë demokrat nuk është zgjedhur në Senat që nga viti 1988, dhe në Kansas, demokratët nuk kanë fi...
Bota
2 November 2026, 10:15
E.M
GJERMANI- Karsten Wildberger, Ministri i Çështjeve Dixhitale i Gjermanisë, ka zbuluar të dielën se hakerat kishin shënjest...
Bota
2 November 2026, 10:01
E.M
ITALI- Moti i keq në Itali dhe reshjet e dendura të shiut kanë vënë në rrezik disa zona nga përmbytjet. Autoritetet kanë...
Bota
2 November 2026, 09:55
E.M
ITALI- Në portin e vjetër të Triestes në verilindje të Italisë dy persona, një burrë dhe një grua, kanë humbu...
Bota
2 November 2026, 09:37
E.M
BRITANI- Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, pritet të bëjë sot një deklaratë për ndryshimet e reja në ligjet ...
Bota
2 November 2026, 09:31
E.M
PARIS- Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për tentativë vrasjeje pasi u hodhën bomba molotov ndaj forcave të sigurisë...
Bota
2 November 2026, 09:25
E.M
SHBA- Në fushën e futbollit të shkollës së mesme “Madison”, në shtetin amerikan të Illinois një person ka h...
Bota
2 November 2026, 09:19
E.M
ITALI- Policia italiane ka zhvilluar një operacion në koordinim me 106 drejtoritë e policisë në të gjithë vendin, me fo...
Bota
2 November 2026, 09:13
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një tubimi elektoral, ka kërcënuar Iranin me sulme ajrore, duke deklaruar...
Bota
2 November 2026, 09:12
E.M
BELGJIKË- Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, pritet t’i paraqesë dorëheqjen e qeverisë së tij Mbretit Philippe kë...