2 November 2026, 09:25
Nga E.M

SHBA- Në fushën e futbollit të shkollës së mesme “Madison”, në shtetin amerikan të Illinois një person ka humbur jetën dhe të paktën një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e së dielës.
Ngjarja ka shkaktuar alarm të madh, ndërsa autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i krimit dhe vijojnë të jenë në arrati. Në zonë janë angazhuar forca të shumta policore, të cilat po zhvillojnë kontrolle për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Sipas raportimeve, shërbimet e emergjencës u njoftuan për të shtëna me armë zjarri në kompleksin shkollor. Regjistrimet audio nga qendra e dispeçerisë bëjnë të ditur se dy persona u gjetën të plagosur në terren. Njëri prej tyre kishte marrë plagë të rënda në fytyrë dhe kishte humbur shumë gjak.
Ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë për t’u dhënë ndihmën e parë viktimave, por pavarësisht përpjekjeve, njëri prej tyre nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Pas incidentit, një numër i madh efektivësh policie mbërritën në vendngjarje, duke rrethuar zonën pranë fushës së futbollit dhe duke siguruar perimetrin për mbledhjen e provave. Në operacion janë përfshirë disa departamente policore, përfshirë edhe Zyra e Sherifit të Qarkut Madison.
Ndërkohë, autoritetet po vijojnë kërkimet për personat e dyshuar, të cilët dyshohet se janë larguar në këmbë menjëherë pas të shtënave./Dosja.al
Madison
Bota
2 November 2026, 09:19
E.M
ITALI- Policia italiane ka zhvilluar një operacion në koordinim me 106 drejtoritë e policisë në të gjithë vendin, me fo...
Bota
2 November 2026, 09:13
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një tubimi elektoral, ka kërcënuar Iranin me sulme ajrore, duke deklaruar...
Bota
2 November 2026, 09:12
E.M
BELGJIKË- Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, pritet t’i paraqesë dorëheqjen e qeverisë së tij Mbretit Philippe kë...
Bota
2 November 2026, 09:07
E. D
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do t’i ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse t&e...
Bota
2 November 2026, 09:06
E.M
GJERMANI- Europa është përfshirë në protesta të dhunshme, veçanërisht muajt e fundit. Në Gjermani protesta t&eum...
Bota
2 November 2026, 08:57
E. D
J.D. Vance
SHBA- Zgjedhja e zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance për tu veshur si Abloh Dumbledore për Halloween, ndërsa mb...
Bota
2 November 2026, 08:50
E.M
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se lufta kundër Iranit mund të përfundojë “shumë shpejt, në nj&...
Bota
2 November 2026, 08:32
E. D
SHBA- Administrata amerikane ka ushtruar presion që prej muajit shtator për të rifilluar sa më shpejt eksportet e gazit natyror rus dr...
Bota
2 November 2026, 08:09
E. D
pamjet nga aksidenti
SHBA- Një aksident tragjik ndodhi të dielën në Florida të SHBA-së, ku nëntë persona humbën j...
Bota
2 November 2026, 07:54
E. D
Volodymyr Zelensky, Donald Trump
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka paraqitur presidentit amerikan Donald Trump një propoz...