2 November 2026, 10:01
Nga E.M

ITALI- Moti i keq në Itali dhe reshjet e dendura të shiut kanë vënë në rrezik disa zona nga përmbytjet. Autoritetet kanë shpallur kështu një alarm portokalli ndërsa në disa qytete janë marrë masa emergjente, përfshirë mbylljen e shkollave, parqeve dhe ambienteve publike.
Departamenti i Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me autoritetet rajonale, ka lëshuar një paralajmërim të ri për përkeqësimin e kushteve atmosferike, duke kërkuar gatishmëri të shtuar në zonat e prekura.
Ndërkohë, niveli i alarmit të verdhë është në fuqi në rajonet e Kalabrisë, Kampanias, Molises, Abrucos dhe Siçilisë, raporton agjencia italiane e lajmeve ADN Kronos.
Për shkak të reshjeve intensive të parashikuara, disa bashki në rajonin e Pulias kanë vendosur të marrin masa parandaluese për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Shkollat janë mbyllur në disa qytete, përfshirë San Severon, në provincën e Foggias, si dhe në Leçe dhe Brindisi.
Në Barleta, autoritetet kanë njoftuar se rrugët kryesore, ato periferike dhe nënkalimet do të monitorohen vazhdimisht për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Në rast se situata përkeqësohet, këto segmente do të mbyllen për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Ndërkohë, Bashkia e Leçes ka urdhëruar mbylljen e varrezave komunale, selisë së bashkisë dhe parqeve publike gjatë periudhës së alarmit. Gjithashtu, është pezulluar aktiviteti i disa tregjeve.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë kushteve të pafavorshme atmosferike.
Qytetarëve u rekomandohet të shmangin parqet dhe zonat me pemë, të mos kalojnë nëpër nënkalime të përmbytura dhe të tregojnë kujdes të veçantë gjatë stuhive.
Situata meteorologjike po ndiqet nga afër nga autoritetet, të cilat kanë paralajmëruar se masat kufizuese mund të vijojnë në varësi të intensitetit të reshjeve dhe zhvillimit të situatës në terren./Dosja.al
ITALI
Bota
2 November 2026, 09:55
E.M
ITALI- Në portin e vjetër të Triestes në verilindje të Italisë dy persona, një burrë dhe një grua, kanë humbu...
Bota
2 November 2026, 09:37
E.M
BRITANI- Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, pritet të bëjë sot një deklaratë për ndryshimet e reja në ligjet ...
Bota
2 November 2026, 09:31
E.M
PARIS- Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për tentativë vrasjeje pasi u hodhën bomba molotov ndaj forcave të sigurisë...
Bota
2 November 2026, 09:25
E.M
SHBA- Në fushën e futbollit të shkollës së mesme “Madison”, në shtetin amerikan të Illinois një person ka h...
Bota
2 November 2026, 09:19
E.M
ITALI- Policia italiane ka zhvilluar një operacion në koordinim me 106 drejtoritë e policisë në të gjithë vendin, me fo...
Bota
2 November 2026, 09:13
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një tubimi elektoral, ka kërcënuar Iranin me sulme ajrore, duke deklaruar...
Bota
2 November 2026, 09:12
E.M
BELGJIKË- Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, pritet t’i paraqesë dorëheqjen e qeverisë së tij Mbretit Philippe kë...
Bota
2 November 2026, 09:07
E. D
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do t’i ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse t&e...
Bota
2 November 2026, 09:06
E.M
GJERMANI- Europa është përfshirë në protesta të dhunshme, veçanërisht muajt e fundit. Në Gjermani protesta t&eum...
Bota
2 November 2026, 08:57
E. D
J.D. Vance
SHBA- Zgjedhja e zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance për tu veshur si Abloh Dumbledore për Halloween, ndërsa mb...