19 November 2026, 17:12
Nga E.M

VARSHAVË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi i pranishëm në Ministerialin e Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik në Varshavë, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, u shpreh se gjatë këtij ministriali u nënshkruan dy marrëveshje të rëndësishme.
Marrëveshja e parë lidhet pikërisht me projektin e gazsjellësit që lidh Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë, me synim ndërlidhjen e tyre me TAP-in. Sipas ministrit Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me palën amerikane për këtë nismë, duke deklaruar si zhvillim pozitiv përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vlerësimin e projektit si një nyje strategjike në rajon.
Karakaçi ndër të tjera zhvilloi edhe takime dypalëshe me homologë dhe zyrtarë të lartë. Marrëveshja e dytë lidhet me vijimin e projektit të Skavicës, ku pohoi se po zhvillohen dhe përmbyllen studimet e nevojshme mjedisore të fizibilitetit..
"Në Varshavë, në Ministerialin e Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik, të organizuar së bashku me Departamentin Amerikan të Energjisë. Ishte një mundësi shumë e mirë për Shqipërinë për të nënshkruar dy marrëveshje. Marrëveshja e parë për gazsjellësin që ndërlidh shtetin, kroat, të Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe për ta lidhur bashkë me TAP dhe ku Shqipëria nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me shtetin amerikan për këtë. Lajmi i mirë është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshira në këtë projekt dhe e konsiderojnë si nyje strategjike në rajon. Dhe marrëveshja e dytë lidhej me vijimin e projektit të Skavicës, tashmë bashkë me Bechtel po zhvillojmë dhe po përmbyllim të gjitha studimet e nevojshme mjedisore të fizibilitetit, kemi ecur mirë aty, po shikojmë edhe disa elemente të tjera teknike për ta bërë tashmë projektin të financueshëm.
Sigurisht, takime si këto janë të mira për të bërë dhe takime me homologë, ministra të tjerë të energjisë të shteteve të ndryshme. Shfrytëzova rastin e mirë për të takuar ministren bullgare të energjisë. Të dy ndamë qëndrimin që bashkëpunimi energjetik ndërmjet dy shteteve tona duhet të thellohet dhe në dhjetor nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Energjisë së Bullgarisë. Ndamë lajme të mira të zhvillimit të linjave të transmetimit, tashmë linja e transmetimit ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka përfunduar, ndërkohë po zhvillohet edhe linja e transmetimit të Maqedonisë së Veriut për të ndërlidhur tashmë gjithë korridorin e transmetimit ndërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë. Po ashtu takova dhe zyrtarë amerikanë të departamentit të energjisë, ku diskutuam mbi mënyra të rritjes së investimeve amerikane sidomos në sektorin energjetik. Sigurisht që sektori energjetik në Shqipëri tashmë është në një moment mjaftë të mirë. Kemi marrë masa reformuese, përafruese me Bashkimin Europian, kemi thithur investime të huaja, kemi rritur kapacitetet gjeneruese sidomos të energjisë së rinovueshme, po zhvillojmë projekte të energjisë së erës dhe jemi shumë mirë të pozicionuar për tërheqjen e investimeve të huaja nga të gjitha shtetet e tjera", u shpreh Karakaçi./Dosja.al
Enea Karakaçi
Aktualitet
19 November 2026, 16:55
300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit. Vetëm më 1 nëntor, 38 670 pasagjerë u nisën ose mb&eu...
Aktualitet
19 November 2026, 16:50
E. D
Etleva Budini
DURRËS- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar procedimin penal për zhdukjen e 690 milionë lekëve nga filial...
Aktualitet
19 November 2026, 16:35
E. D
KOSOVË- Kosova do të ndërmarrë një nismë të re për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyr&eum...
Aktualitet
19 November 2026, 16:02
E. D
Luka Beqiraj
SPANJË- Janë publikuar pamjet e atentatit ndaj shqiptarit Luka Beqiraj, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 10 nëntor ...
Aktualitet
19 November 2026, 15:52
E.M
VORË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të punimeve në stacionin hekurudhor të Vorës, ndërsa përmes postimit n&e...
Aktualitet
19 November 2026, 15:07
G.M
pamje
TIRANË- Një operacion antidrogë është finalizuar ditën e sotme duke çuar në sekuestrimin e 12.1 kg kanabi...
Aktualitet
19 November 2026, 14:43
E.d
Gjykata Kushtetuese
TIRANA- Gjashtë ish-anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i janë drejtuar Gjykat&...
Aktualitet
19 November 2026, 14:15
E.d
Viktima Briken Sanaj dhe Vladimir Kola
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Vladimir Kolën, i akuzuar ...
Aktualitet
19 November 2026, 14:04
E.d
Foto ilustruse
Në këto ditë me ngarkesë sociale në Shqipëri, gjetëm kohën për të parë jashtë tensi...
Aktualitet
19 November 2026, 13:52
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qarkullimi i automjeteve në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në segmentin nga Mbikalimi i Kamzës...