19 November 2026, 17:31
Nga E.M

BELGJIKË- Në Anversë të Belgjikës janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre edhe shqiptarë, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të kokainës. Autorët janë të moshës 25 deri në 38 vjeç. Gjatë ditës së martë janë kryer në total shtatë kontrolle ndërsa katër prej tyre u zhvilluan në Belgjikë, Grimbergen, Jette dhe Ninove. Hetuesit belgë bashkëpunuan me autoritetet policore spanjolle dhe Europol-in.
Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan 21 pako kokainë, materiale për paketimin e drogës, një makinë për numërimin e parave, një sasi kanabisi të përgatitur për shitje, pajisje për ngritjen e një plantacioni kanabisi, dokumente identiteti të falsifikuara dhe një shumë parash. Pas kësaj hetuesit kanë identifikuar 21 raste për transport droge, 6 prej të cilave janë identifikuar nga autoritetet dhe janë pasuar nga sekuestrime.
Sipas hetimeve, rrjeti trafikonte kokainë përmes Belgjikës drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ky aktivitet u ka siguruar përfitime në rreth 25 milionë euro. Droga mbërrinte përmes portit të Anversës dhe më pas magazinohej për periudha të shkurtra në apartamente me qira në qytetin e Anversës dhe zonat përreth.
Këto ambiente merreshin përmes platformave online të rezervimit dhe përdoreshin për ripaketimin e lëndës narkotike. Kokaina vendosej në çanta sportive dhe transportohej me kamionë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Hetimi ka nxjerrë në pah një lidhje me Spanjën, ku dyshohet se qëndrojnë disa prej anëtarëve të rrjetit kriminal./Dosja.al
Belgjike
Aktualitet
19 November 2026, 17:12
E.M
VARSHAVË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi i pranishëm në Ministerialin e Partneritetit Transatlant...
Aktualitet
19 November 2026, 16:55
300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit. Vetëm më 1 nëntor, 38 670 pasagjerë u nisën ose mb&eu...
Aktualitet
19 November 2026, 16:50
E. D
Etleva Budini
DURRËS- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar procedimin penal për zhdukjen e 690 milionë lekëve nga filial...
Aktualitet
19 November 2026, 16:35
E. D
KOSOVË- Kosova do të ndërmarrë një nismë të re për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyr&eum...
Aktualitet
19 November 2026, 16:02
E. D
Luka Beqiraj
SPANJË- Janë publikuar pamjet e atentatit ndaj shqiptarit Luka Beqiraj, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 10 nëntor ...
Aktualitet
19 November 2026, 15:52
E.M
VORË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të punimeve në stacionin hekurudhor të Vorës, ndërsa përmes postimit n&e...
Aktualitet
19 November 2026, 15:07
G.M
pamje
TIRANË- Një operacion antidrogë është finalizuar ditën e sotme duke çuar në sekuestrimin e 12.1 kg kanabi...
Aktualitet
19 November 2026, 14:43
E.d
Gjykata Kushtetuese
TIRANA- Gjashtë ish-anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i janë drejtuar Gjykat&...
Aktualitet
19 November 2026, 14:15
E.d
Viktima Briken Sanaj dhe Vladimir Kola
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Vladimir Kolën, i akuzuar ...
Aktualitet
19 November 2026, 14:04
E.d
Foto ilustruse
Në këto ditë me ngarkesë sociale në Shqipëri, gjetëm kohën për të parë jashtë tensi...