5 November 2026, 10:59
Nga E. D
Hamit Ibro
ELBASAN- Personi në foto është Hamit Ibro, i cili humbi jetën nga shpërthimi në pallatin në Elbasan. Ky i fundit u gjet i pajetë mes rrënojash pas orësh kërkime. Shpërthimi ndodhi në apartamentin e 69-vjeçarit Hamit Ibro, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke dëmtuar rëndë banesat, muret dhe duke shembur një pjesë të shkallëve të pallatit.
Viktima e parë e kësaj tragjedie ishte 83-vjeçarja Hatixhe Berisha, e cila banonte një kat mbi apartamentin ku dyshohet se ndodhi shpërthimi. E moshuara u nxor e pajetë nga ballkoni me ndihmën e shkallëve të zjarrfikësve. Ndërkohë, nën rrënoja u gjet edhe viktima e dytë, 69-vjeçari Hamit Ibro, pronari i apartamentit ku dyshohet se nisi shpërthimi.
Përveç dy viktimave, nga shpërthimi dhe zjarri kanë mbetur të plagosur edhe 10 persona të tjerë, mes tyre fëmijë. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Elbasanit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e emergjencës, të cilat punuan për shuarjen e flakëve, kërkimin e personave të bllokuar dhe evakuimin e banorëve.
Përmes shkallëve të jashtme të zjarrfikësve u bë i mundur nxjerrja e disa banorëve, përfshirë fëmijë dhe të moshuar. Në pallatin pesëkatësh, i ndërtuar gjatë viteve 1970-1980, jetonin rreth 15 familje. Banorët e evakuuar pritet të sistemohen përkohësisht në një konvikt aty pranë. Sipas dëshmive të banorëve, shpërthimi është ndjerë edhe në pallatet përreth, ndërsa zona u mbulua nga re të dendura tymi. Shpërthimi shkaktoi panik dhe dëme të konsiderueshme në të gjithë ndërtesën./Dosja.al
Hamit Ibro
Aktualitet
5 November 2026, 10:58
E.M
LEZHË- Një 20-vjeçar në Lezhë është arrestuar pasi lëvizte me makinë i armatosur. Sipas njoftimit të polici...
Aktualitet
5 November 2026, 10:56
E. D
ELBASAN- Një ditë pas tragjedisë që u mori jetën dy banorëve dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, n&eum...
Aktualitet
5 November 2026, 10:38
E. D
BULQIZË- Një banor ka folur lidhur me krimin makabër të ndodhur në Bulqizë, ku 61-vjeçari Urim Fiku, u vra nga bashkë...
Aktualitet
5 November 2026, 10:32
E.M
TIRANË- Protesta e mbrëmjes së djeshme është shoqëruar me përplasje fizika mes qytetarëve dhe efektivëve t&eu...
Aktualitet
5 November 2026, 10:11
E.M
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është shtyrë. Seanca e radhës është caktuar të zh...
Aktualitet
5 November 2026, 10:00
E.M
KOSOVË- Pas vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt, Aktivistet e Kolektivit Për Mendim dhe Veprim Feminist kanë shkuar ditë...
Aktualitet
5 November 2026, 09:59
E. D
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka konfirmuar se shkak i shpërthimit të fuqishëm në pallatin në Elbasan, që shkaktoi dy viktima, &eu...
Aktualitet
5 November 2026, 09:51
E.M
ELBASAN- Një ditë pas shpërthimit të fuqishëm të pallatit pesëkatësh në Elbasan shihen mure të shembura, tull...
Aktualitet
5 November 2026, 09:43
E.M
SHKODËR- Një 57-vjeçar shtetasi Ndue Ndikaj, është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ishte i përfshirë...
Aktualitet
5 November 2026, 09:41
E. D
Eduart Dushku
TIRANË- Personi në foto është Eduart Dushku, 49-vjeçari, i cili u arrestua nga policia e Tiranës në ku...