5 November 2026, 10:32
Nga E.M

TIRANË- Protesta e mbrëmjes së djeshme është shoqëruar me përplasje fizika mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë ndërsa policia ka gjobitur me 50 euro 31 protestues të tjerë të cilët bllokuan qarkullimin.
Nën hetim në gjendje të lirë janë vënë Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, të cilët kundërshtuan punonjësit e policisë dhe nuk i vunë në dispozicion dokumentet e identifikimit për procesverbalin e gjobës.
Njoftimi i Policisë
Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 31 masa administrative.
Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.
Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 31 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.
Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. G. dhe E. L., pasi dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentet e identifikimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
TIRANË
Aktualitet
5 November 2026, 10:11
E.M
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është shtyrë. Seanca e radhës është caktuar të zh...
Aktualitet
5 November 2026, 10:00
E.M
KOSOVË- Pas vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt, Aktivistet e Kolektivit Për Mendim dhe Veprim Feminist kanë shkuar ditë...
Aktualitet
5 November 2026, 09:59
E. D
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka konfirmuar se shkak i shpërthimit të fuqishëm në pallatin në Elbasan, që shkaktoi dy viktima, &eu...
Aktualitet
5 November 2026, 09:51
E.M
ELBASAN- Një ditë pas shpërthimit të fuqishëm të pallatit pesëkatësh në Elbasan shihen mure të shembura, tull...
Aktualitet
5 November 2026, 09:43
E.M
SHKODËR- Një 57-vjeçar shtetasi Ndue Ndikaj, është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ishte i përfshirë...
Aktualitet
5 November 2026, 09:41
E. D
Eduart Dushku
TIRANË- Personi në foto është Eduart Dushku, 49-vjeçari, i cili u arrestua nga policia e Tiranës në ku...
Aktualitet
5 November 2026, 09:34
E.M
KAVAJË- Policia ka zbardhur pesë raste vjedhjesh të kryera gjatë muajit tetor në Kavajë ndërsa në pranga ka rë...
Aktualitet
5 November 2026, 09:16
E. D
Erion Vishkulli
ROMË- Erion Vishkulli, i riu që u qëllua nga policia me plumb gome në sy ka njoftuar se më 11 nëntor do t&r...
Aktualitet
5 November 2026, 09:05
E. D
ELBASAN- Pas nxjerrjes së trupit të pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve t&...
Aktualitet
5 November 2026, 08:59
E. D
TIRANË- Një 49-vjeçar me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje është a...