Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Specialistët do të inspektojnë strukturën e pallatit për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve dhe nivelin e qëndrueshmërisë së tij, pas shpërthimit që tronditi rëndë ndërtesën në lagjen “Qemal Stafa”, në zonën e njohur si “Beqir Dardha”.

ELBASAN- Një ditë pas tragjedisë që u mori jetën dy banorëve dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e Institutit të Ndërtimit për të kryer vlerësimin teknik të godinës në Elbasan. Specialistët do të inspektojnë strukturën e pallatit për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve dhe nivelin e qëndrueshmërisë së tij, pas shpërthimit që tronditi rëndë ndërtesën në lagjen “Qemal Stafa”, në zonën e njohur si “Beqir Dardha”.
Ekspertët kanë deklaruar se ky pallati duhet të shembet pasi është tejet i rrezikshëm dhe i pabanueshëm. Nga shpërthimi, dëmtimet më të rënda u regjistruan në katet e sipërme të pallatit, ku një pjesë e strukturës së katit të katërt u shemb, duke rënë mbi katin e tretë. Fuqia e shpërthimit shkaktoi gjithashtu dëmtime të shumta në muret ndarëse, apartamentet përreth dhe elementë të tjerë të ndërtesës.
Shpërthimi ndodhi në apartamentin e 69-vjeçarit Hamit Ibro, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke dëmtuar rëndë banesat, muret dhe duke shembur një pjesë të shkallëve të pallatit. Viktima e parë e kësaj tragjedie ishte 83-vjeçarja Hatixhe Berisha, e cila banonte një kat mbi apartamentin ku dyshohet se ndodhi shpërthimi. E moshuara u nxor e pajetë nga ballkoni me ndihmën e shkallëve të zjarrfikësve. Ndërkohë, nën rrënoja u gjet edhe viktima e dytë, 69-vjeçari Hamit Ibro, pronari i apartamentit ku dyshohet se nisi shpërthimi.
Përveç dy viktimave, nga shpërthimi dhe zjarri kanë mbetur të plagosur edhe 10 persona të tjerë, mes tyre fëmijë. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Elbasanit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e emergjencës, të cilat punuan për shuarjen e flakëve, kërkimin e personave të bllokuar dhe evakuimin e banorëve.
Përmes shkallëve të jashtme të zjarrfikësve u bë i mundur nxjerrja e disa banorëve, përfshirë fëmijë dhe të moshuar. Në pallatin pesëkatësh, i ndërtuar gjatë viteve 1970-1980, jetonin rreth 15 familje. Banorët e evakuuar pritet të sistemohen përkohësisht në një konvikt aty pranë. Sipas dëshmive të banorëve, shpërthimi është ndjerë edhe në pallatet përreth, ndërsa zona u mbulua nga re të dendura tymi. Shpërthimi shkaktoi panik dhe dëme të konsiderueshme në të gjithë ndërtesën./Dosja.al
BULQIZË- Një banor ka folur lidhur me krimin makabër të ndodhur në Bulqizë, ku 61-vjeçari Urim Fiku, u vra nga bashkë...
TIRANË- Protesta e mbrëmjes së djeshme është shoqëruar me përplasje fizika mes qytetarëve dhe efektivëve t&eu...
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është shtyrë. Seanca e radhës është caktuar të zh...
KOSOVË- Pas vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt, Aktivistet e Kolektivit Për Mendim dhe Veprim Feminist kanë shkuar ditë...
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka konfirmuar se shkak i shpërthimit të fuqishëm në pallatin në Elbasan, që shkaktoi dy viktima, &eu...
ELBASAN- Një ditë pas shpërthimit të fuqishëm të pallatit pesëkatësh në Elbasan shihen mure të shembura, tull...
SHKODËR- Një 57-vjeçar shtetasi Ndue Ndikaj, është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ishte i përfshirë...
Eduart Dushku TIRANË- Personi në foto është Eduart Dushku, 49-vjeçari, i cili u arrestua nga policia e Tiranës në ku...
KAVAJË- Policia ka zbardhur pesë raste vjedhjesh të kryera gjatë muajit tetor në Kavajë ndërsa në pranga ka rë...
Erion Vishkulli ROMË- Erion Vishkulli, i riu që u qëllua nga policia me plumb gome në sy ka njoftuar se më 11 nëntor do t&r...