LIVE UPDATES
Bota

Franca dislokon 70.000 policë për protestat e reja

 Protestat e nxënësve të shkollave të mesme që kërkojnë kushte më të mira mësimi nxitën një lëvizje që më pas u përhap në mbarë vendin, e nxitur nga pakënaqësia më e gjerë për rritjen e kostos së jetesës.

24 October 2026, 10:25 Nga I.A
Franca dislokon 70.000 policë për protestat e reja
Protestat

FRANCË- Franca do të dislokojë afër 70.000 policë në mbarë vendin, teksa përgatitet për protesta të reja të shtunën pas shpërthimit të disa prej episodeve më të ashpra të dhunës urbane ndër vite, gjatë protestave të mbajtura një javë më parë. Protestat e nxënësve të shkollave të mesme që kërkojnë kushte më të mira mësimi nxitën një lëvizje që më pas u përhap në mbarë vendin, e nxitur nga pakënaqësia më e gjerë për rritjen e kostos së jetesës.

Rreth 70.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë do të angazhohen të shtunën, tha ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, gjatë një konference për media në Paris, duke paralajmëruar se në rrjetet sociale po qarkullojnë thirrje për dhunë dhe plaçkitje. Protesta gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen edhe në Shqipëri, ku studentët për ditë të tëra po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, dhe të Qeverisë së tij.

Ndërkaq, protestat po zhvillohen në një moment kritik për Francën, gjashtë muaj para zgjedhjeve për zëvendësimin e presidentit Emmanuel Macron. Një sondazh i ri e nxjerr kandidaten e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, si kandidate favorite dhe tregon se pozita e saj është forcuar nga zhvillimet e fundit.

Tensionet janë shtuar edhe për shkak se Le Pen pritet të organizojë gjatë fundjavës kongresin e partisë së saj, Tubimi Kombëtar (RN), në Orlean. Aty pritet të marrin pjesë mijëra mbështetës, teksa autoritetet lokale druhen se do të ketë përleshje, pasi edhe kundërprotestuesit do të protestojnë në qytetin në jug të Parisit.

Macron u takua të premten me përfaqësues të nxënësve të shkollave të mesme, por pas bisedimeve, këta të fundit u bënë thirrje nxënësve të vazhdojnë protestat derisa qeveria franceze të paraqesë propozime konkrete për adresimin e kërkesave të tyre.

Qeveria e Macronit është përpjekur të bëjë dallimin mes kërkesave legjitime të protestuesve dhe plaçkitjeve, djegieve e shkatërrimeve që shpërthyen në protestat gjatë fundjavës së kaluar.

Gjykatat tashmë kanë dërguar në paraburgim 217 persona për ngjarjet e së shtunës së kaluar, gjysma e të cilëve nuk kishin të kaluar kriminale, tha ministri i Drejtësisë, Gerald Darmanin.

Të enjten, Macron bëri thirrje për “ashpërsinë më të madhe” ndaj “akteve kriminale”, duke akuzuar grupet e “së majtës ekstreme” se fundjavën e kaluar kishin synuar “ta rrëzonin republikën”.

Një grup i së majtës ekstreme në Francën perëndimore publikoi në faqen e tij të internetit një thirrje për mbështetësit që “të mos kapen nga policia, të jenë të paparashikueshëm dhe t’i shmangen policisë” së dislokuar.

Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë dhe kanë vendosur kufizime ndaj protestave.

Në Orlean, 20.000 deri në 30.000 persona pritet të kundërshtojnë tubimin e Le Pen, por autoritetet kanë ndaluar që protestuesit të tubohen në qendër të qytetit.

Edhe në qendër të Lionit, autoritetet kanë vendosur ndalesë për protestuesit gjatë kësaj fundjave. Në Paris, ndërkaq, autoritetet kanë refuzuar disa kërkesa për tubimin e protestuesve në disa pjesë të qytetit.

Autoritetet në Marsej po ashtu kanë ndaluar organizimin e protestave, por të premten autoritetet thanë se shoqatat e punëtorëve do të lejohen të protestojnë në pjesën jugore të qytetit.

Kufizimet dhe ndalimet e organizimit të protestave në disa qytete kanë nxitur kritika.

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, dënoi atë që e cilësoi si “rrëshqitje drejt praktikave autoritare”, duke thënë se masat po “rrezikojnë të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore”.

Këtë fundjavë do të angazhohen rreth 20 për qind më shumë pjesëtarë të forcave të sigurisë, pas pikëpyetjeve mbi gatishmërinë e policisë franceze dhe mbledhjen e informacioneve të inteligjencës para shpërthimit të dhunës javën e kaluar.

“Policia ka përgjegjësi si të sigurojë që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe të sigurt, ashtu edhe ta mbrojë publikun nga trazirat e dhunshme”, tha Eva Cosse, hulumtuese e lartë për Evropën në Human Rights Watch.

Ajo shprehu shqetësim për raportimet se fëmijë janë lënduar rëndë nga armët që përdoren për kontrollin e turmave gjatë tubimeve të fundit.

Dhuna ka dëmtuar imazhin e Francës në prag të zgjedhjeve që mund të shënojnë një pikë kthese në historinë e saj moderne, teksa edhe borxhi i madh i qeverisë po shqetëson investitorët.

Një sondazh i ri i realizuar nga Harris Interactive për M6/RTL pas shpërthimit të dhunës tregoi se Le Pen kryesonte bindshëm, me 33-35 për qind të mbështetjes në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Sondazhi parashikoi se lideri i së majtës radikale, Jean-Luc Melenchon, do të përballej me të në balotazh, ku Le Pen do të fitonte lehtësisht, duke siguruar rreth 70 për qind të votave./REL

protestat ne france

Sondazh

Bota 24 October 2026, 09:02 Peter Zoehrer

Humanisti i Vërtetë

Në një takim të kohëve të fundit, të publikuar gjerësisht në Moskë, Steve Witkoff bëri pohimin e jashtëz...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin