28 October 2026, 19:48
Nga E.M

SHBA- Reperi amerikan Macklemore ka nisur të hënën në Dublin të Irlandës turneun “Free Palestine”. Polemikat vijnë pas largimit nga turneu i Ed Sheeran për shkak të deklaratave në mbështetje të Palestinës dhe banorëve të Gazës.
Koncerti në 3Arena u zhvillua para një salle të mbushur plot, me rreth 13 mijë të pranishëm. Në skenë iu bashkuan këngëtari Hozier, grupi Kneecap, Beoga dhe këngëtarja palestineze Lina Makoul. Aktori Mark Ruffalo u shfaq përmes një videoje, duke bërë thirrje: “Vazhdoni të luftoni për një Palestinë të lirë dhe për njerëzimin kudo në botë”.
Gjatë koncertit, Macklemore foli për polemikat e javëve të fundit dhe largimin nga turneu i Sheeran, pas deklaratave të tij në koncertet e 5 dhe 6 shtatorit në Nju Xhersi.
“Gjashtë javë më parë, gjithçka nisi me dy fjalë. Dy fjalë mjaftuan. Fjalë të rrënjosura në dashuri dhe çlirim. Unë thashë: Palestinë e lirë! E njëjta gjë që dëshiroj për të gjithë ne: liri, dinjitet dhe të drejtën për të jetuar pa frikë.”
Fituesi i katër çmimeve Grammy argumentoi se disa njerëz e konsiderojnë këtë slogan kërcënues dhe preferojnë ta heshtin, në vend që të përballen me kuptimin e tij. Ai tha se përmes turneut synon t’u japë njerëzve një hapësirë për të bashkuar zërat dhe për të ndarë dhimbjen e tyre.
Të gjitha të ardhurat nga koncertet, sipas Macklemore, do të shkojnë për organizatat që mbështesin popullin palestinez. Turneu do të vijojë të enjten në Paris dhe të premten në Londër.
Macklemore pretendoi se Sheeran ishte vënë nën presion nga Robert Kraft, pronari i Neë England Patriots, për ta larguar për shkak të qëndrimeve të tij. Sheeran, nga ana tjetër, deklaroi se vendimi ishte marrë nga organizatori i turneut dhe jo prej tij, duke shtuar se kishte tentuar të ndërtonte një urë komunikimi mes palëve./Dosja.al
Macklemore
Art&Argëtim
28 October 2026, 17:07
E.M
IRAN- Një nga regjisorët iranianë më të vlerësuar ndërkombëtarë, Jafar Panahi, ...
Art&Argëtim
28 October 2026, 15:40
E.M
LOS ANGELES- Këngëtarja e njohur Taylor Swift është përfshirë në Sallën e Famës së Kantautorëve t&e...
Art&Argëtim
28 October 2026, 12:50
G.M
Russell Brand
ANGLI- Aktori dhe komediani britanik Russell Brand ka mohuar të gjitha akuzat për përdhunim dhe sulm seksual gjat...
Art&Argëtim
28 October 2026, 12:20
G.M
Eurovision 2027
BULLGARI- Eurovision 2027 do të mbledhë 36 vende pjesëmarrëse në edicionin e tij të 71-të, i cili do t&eu...
Art&Argëtim
28 October 2026, 11:11
G.M
Kim Kardashian dhe Kris Humphries,
SHBA- Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-s&eum...
Art&Argëtim
28 October 2026, 09:00
G.M
Matthew Perry
SHBA- Mia Perry Bowick kujton lidhjen e veçantë me aktorin e njohur të “Friends”, të cilin e konsideronte njer...
Art&Argëtim
28 October 2026, 07:08
E.d
Foto ilustruse
DashiNë dashuri, një bisedë e sinqertë mund të zgjidhë një keqkuptim. Në punë mund të shfaqet...
Art&Argëtim
27 October 2026, 21:47
G.M
Macklemore
DUBLIN- Reperi amerikan Macklemore ka mbajtur koncertin e tij të parë në kuadër të turneut “Free Palestine”,...
Art&Argëtim
27 October 2026, 21:01
E.M
LOS ANGELES- Sipërmarrësja 29-vjeçare, Kylie Jenner ka ndezur rrjetet sociale me fushatën më provokuese të reklamimit të m...
Art&Argëtim
27 October 2026, 20:00
G.M
iPhone Duo,
SHBA- Apple ka nisur zëvendësimin falas të një numri të kufizuar pajisjesh iPhone Duo, telefoni i parë i palossh&e...