Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Organizatorët kishin deklaruar se në shkallë kombëtare mbi 170 mijë persona kishin shprehur interes për t'iu bashkuar protestave.
GJERMANI- Mijëra të rinj dolën në rrugët e Gjermanisë të shtunën, më 31 tetor, duke iu bashkuar valës së protestave të gjeneratës Z që po përhapet në disa vende të Europës. Demonstratat u organizuan nga lëvizja “GenZ regelt!” (Gjenerata Z merr gjërat në dorë) dhe u zhvilluan në Berlin, Frankfurt, Koln, Mynih dhe dhjetëra qytete të tjera gjermane.
Protestuesit shprehën pakënaqësinë ndaj politikave të qeverisë dhe asaj që e konsiderojnë si mungesë vëmendjeje ndaj shqetësimeve të brezit të ri. Në pankartat e tyre shfaqeshin mesazhe si “Koha për rezistencë” dhe “Merz duhet të largohet”, duke iu referuar kancelarit konservator Friedrich Merz.
“Po dalim në rrugë për një jetë që të gjithë të kenë mundësi ta përballojnë”, deklaroi Veronika Dinter, zëdhënëse e lëvizjes “GenZ regelt!”. Ajo theksoi se gjithnjë e më pak të rinj besojnë në një të ardhme më të mirë nëse situata vazhdon njësoj.
Kërkesat e demonstruesve lidhen kryesisht me rritjen e kostos së jetesës, gjendjen e dobët të shkollave, shkurtimet e shpenzimeve publike dhe vendimet politike që, sipas tyre, nuk marrin parasysh interesat e brezit të ri. Një tjetër shqetësim është rritja e ndjeshme e shpenzimeve ushtarake dhe modeli i ri i shërbimit vullnetar, për të cilin të rinjtë druhen se mund të jetë një hap drejt rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Protestat u zhvilluan nën masa të shtuara sigurie, pasi autoritetet kishin shprehur shqetësimin për mundësinë e incidenteve, veçanërisht pas përplasjeve të regjistruara në demonstrata të ngjashme në vende të tjera europiane. Mijëra efektivë policie u angazhuan në të gjithë vendin, ndërsa disa biznese mbrojtën vitrinat e tyre për të shmangur dëmet e mundshme. Gjatë tubimeve u raportuan fishekzjarrë dhe disa arrestime, por deri në orët e para të mbrëmjes shumica e demonstratave u zhvilluan në mënyrë paqësore.
Pjesëmarrja rezultoi më e ulët se pritshmëritë e organizatorëve. Në Berlin u regjistruan rreth 2,700 protestues, në Mynih rreth 1,800 dhe në Frankfurt afërsisht 1,000. Në Koln, policia raportoi se numri i pjesëmarrësve ishte dukshëm më i ulët se 15 mijë personat që ishin regjistruar paraprakisht. Organizatorët kishin deklaruar se në shkallë kombëtare mbi 170 mijë persona kishin shprehur interes për t'iu bashkuar protestave.
Lëvizja “GenZ regelt!” ka theksuar se distancohet nga çdo formë dhune, racizmi dhe gjuhe urrejtjeje, duke deklaruar se grupet ekstremiste dhe simbolet antikushtetuese nuk kanë vend në demonstratat e saj./Dosja.al
Pamje SHBA- Një avion privat me nëntë persona në bord është rrëzuar në një zonë të banuar në Palm ...
Marta Shahbazi SPANJA- Një prej viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë është edhe shkencëtarj...
Abdul El Sayed SHBA- Përçarjet brenda Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara janë thelluar në prag të zgjedhjeve t&eu...
Christine Lagarde FRANCA- Largimi i parakohshëm i Christine Lagarde nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane ka rikthyer në qendër të...
Foto ilustruse RUSI- Rusia ka refuzuar propozimin e Kievit për zgjatjen e armëpushimit në zonën e qytetit të Oleskit, në jug t&e...
Iliana Jotova BULLGARI- Presidentja në largim e Bullgarisë, Iliana Jotova është drejt fitores në zgjedhjet presidenciale, sipas sonda...
Pamje nga protesta në Gjermani GJERMANI- Protestat e organizuara nga të rinjtë kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shku...
Pamje SERBI- Dy vite pas tragjedisë së rëndë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku shembja e një strehe betoni u mori j...
Foto ilustruse SHBA- Mbi 300 mijë persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre në Jemen për shkak të përshkallë...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se do të përdorë fuqinë e vetos nëse republikanët hum...