1 November 2026, 19:11
Nga E.d
Foto ilustruse
SHBA- Mbi 300 mijë persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre në Jemen për shkak të përshkallëzimit të luftimeve në pjesën perëndimore të vendit. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pjesa më e madhe e zhvendosjeve është regjistruar gjatë dy muajve të fundit, ndërsa situata humanitare po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin paralajmëron se familjet e prekura kanë nevojë urgjente për strehim, ushqim, ujë të pijshëm dhe shërbime shëndetësore. Kreu i misionit të IOM-it në Jemen, Abdusator Esoev, deklaroi se pas vitesh konflikti, mijëra familje po detyrohen sërish të braktisin shtëpitë e tyre, shpesh duke marrë me vete vetëm rrobat që kanë veshur.
Ai u bëri thirrje palëve në konflikt të mbrojnë civilët dhe punonjësit humanitarë, si dhe të garantojnë kalimin e sigurt të ndihmave, veçanërisht në zonat e vështira për t'u arritur në Taiz.
Përshkallëzimi i luftimeve ka sjellë gjithashtu rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë. Në qytetin e Taizit, kostoja e disa nevojave jetike është trefishuar deri në pesëfish, për shkak të pengesave në transportimin e furnizimeve.
Ndërkohë, IOM vlerëson se gjatë gjashtë muajve të ardhshëm nevojiten rreth 45 milionë dollarë për të përballuar krizën dhe për të siguruar ndihmë për popullsinë e zhvendosur. Fondet do të përdoren kryesisht për strehim, ushqim, kujdes shëndetësor, ujë të pijshëm dhe mbështetje emergjente për familjet e prekura./Dosja.al
lufta okb jemen
Bota
1 November 2026, 18:47
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se do të përdorë fuqinë e vetos nëse republikanët hum...
Bota
1 November 2026, 18:26
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit po vij...
Bota
1 November 2026, 17:50
E.d
Pamje
RUSI- Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë ka arrestuar një të mitur, i dyshuar për përgatitjen e një...
Bota
1 November 2026, 16:43
E.d
Pamje
GAZA- Tetë persona, mes tyre një fëmijë dhe pesë efektivë të policisë palestineze, kanë humbur jet&eu...
Bota
1 November 2026, 16:12
E.d
Foto ilustruse
MAL I ZI- Mali i Zi ka ndryshuar rregullat e hyrjes për qytetarët rusë, duke i dhënë fund regjimit të udhëti...
Bota
1 November 2026, 16:02
E.d
Pamje
FINLANDA- Një eksperiencë 10-ditore, me të gjitha shpenzimet e mbuluara, do të bashkojë 16 persona nga vende të ndryshme t...
Bota
1 November 2026, 15:50
E.d
Sergey Brin, Elon Musk dhe Jeff Bezos
SHBA- Tetë nga dhjetë njerëzit më të pasur në planet kanë humbur pasuri gjatë mu...
Bota
1 November 2026, 15:03
E.d
Marko Kriçak
SERBI- Një zyrtar i lartë i policisë serbe është arrestuar nën dyshimet për shpërdorim detyre, n&e...
Bota
1 November 2026, 14:25
G.M
Vladimir Putin
RUSI- Kremlini ka lënë të hapur mundësinë e një komunikimi të drejtpërdrejtë mes presidentit rus V...
Bota
1 November 2026, 14:20
G.M
foto ilustruese
IRAN- Irani ka dërguar një paralajmërim të fortë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Donald Trump,...