https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Dy vite nga tragjedia në Novi Sad ku humbën jetën 16 persona, serbët rikthehen në vendngjarje me lule e qirinj: Kërkohet ende drejtësi(VIDEO)
Ngjarja tragjike, e cila tronditi Serbinë, u bë shkak për shpërthimin e protestave masive kundër qeverisë, ku qytetarët kërkuan hetim të plotë dhe ndëshkimin e përgjegjësve për shembjen e strehës.
1 November 2026, 19:29Nga E.d
Pamje
SERBI- Dy vite pas tragjedisë së rëndë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku shembja e një strehe betoni u mori jetën 16 personave, qytetarët serbë janë rikthyer në vendngjarje për të nderuar viktimat. Pavarësisht reshjeve të shiut, dhjetëra qytetarë u mblodhën për të vendosur lule, ndezur qirinj dhe për të mbajtur homazhe në kujtim të personave që humbën jetën më 1 nëntor 2024.
Ngjarja tragjike, e cila tronditi Serbinë, u bë shkak për shpërthimin e protestave masive kundër qeverisë, ku qytetarët kërkuan hetim të plotë dhe ndëshkimin e përgjegjësve për shembjen e strehës.
Edhe në përvjetorin e dytë, pjesëmarrësit shprehen se drejtësia ende nuk është vënë në vend dhe kërkojnë llogaridhënie për tragjedinë. Kërkesa për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin e personave përgjegjës mbetet një nga çështjet kryesore të lëvizjes protestuese që prej asaj dite./Dosja.al