Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, dënoi aktet e dhunës dhe kërkoi ndëshkime të ashpra për personat e përfshirë në trazira.
GJERMANI- Protestat e organizuara nga të rinjtë kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shkurtimeve në shërbimet publike kanë përfunduar në dhunë në disa qytete të Gjermanisë. Në Frankfurt, Berlin, Këln dhe Hamburg janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa në disa zona janë plaçkitur dyqane dhe janë dëmtuar ambiente tregtare.
Mijëra qytetarë dolën në rrugë gjatë së shtunës, në përgjigje të thirrjes së grupimit rinor “Gen Z regelt”, duke protestuar kundër kostos së lartë të jetesës, financimit të pamjaftueshëm të shkollave, shkurtimeve në arsim dhe shërbimet publike, si dhe kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
BBC shkruan se demonstratat që nisën kryesisht në mënyrë paqësore u përshkallëzuan gjatë mbrëmjes. Në Frankfurt, protestuesit thyen vitrinat e disa dyqaneve, përfshirë një dyqan armësh, ndërsa pati edhe sulme ndaj shërbimeve të emergjencës me gurë, shishe dhe bomba molotov. Policia ndërhyri me forca të posaçme dhe kreu disa arrestime.
Incidente u regjistruan edhe në qytetet e tjera. Në Berlin, 27 efektivë policie mbetën të plagosur dhe 56 persona u ndaluan përkohësisht. Në Hamburg u dogjën barrikada dhe u arrestuan rreth 120 persona, ndërsa në Këln protestuesit sulmuan efektivët pranë stacionit kryesor të trenit.
Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, dënoi aktet e dhunës dhe kërkoi ndëshkime të ashpra për personat e përfshirë në trazira. Autoritetet theksuan se protestat paqësore janë të ligjshme, por dhuna dhe plaçkitjet nuk mund të justifikohen.
Ndërkohë, vala e protestave nuk është kufizuar vetëm në Gjermani. Demonstrata të mëdha u zhvilluan edhe në Francë, ku mbi 320 mijë persona dolën në rrugë, si dhe në Itali e Portugali. Lëvizjet e fundit tregojnë pakënaqësinë në rritje të të rinjve europianë për koston e jetesës, krizën e strehimit, arsimin dhe cilësinë e shërbimeve publike./Dosja.al
Pamje SERBI- Dy vite pas tragjedisë së rëndë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku shembja e një strehe betoni u mori j...
Foto ilustruse SHBA- Mbi 300 mijë persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre në Jemen për shkak të përshkallë...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se do të përdorë fuqinë e vetos nëse republikanët hum...
Foto ilustruse SHBA- Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit po vij...
Pamje RUSI- Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë ka arrestuar një të mitur, i dyshuar për përgatitjen e një...
Pamje GAZA- Tetë persona, mes tyre një fëmijë dhe pesë efektivë të policisë palestineze, kanë humbur jet&eu...
Foto ilustruse MAL I ZI- Mali i Zi ka ndryshuar rregullat e hyrjes për qytetarët rusë, duke i dhënë fund regjimit të udhëti...
Pamje FINLANDA- Një eksperiencë 10-ditore, me të gjitha shpenzimet e mbuluara, do të bashkojë 16 persona nga vende të ndryshme t...
Sergey Brin, Elon Musk dhe Jeff Bezos SHBA- Tetë nga dhjetë njerëzit më të pasur në planet kanë humbur pasuri gjatë mu...
Marko Kriçak SERBI- Një zyrtar i lartë i policisë serbe është arrestuar nën dyshimet për shpërdorim detyre, n&e...