9 November 2026, 17:39
Nga Elton Qyno

TIRANË- Gjatë hetimit të kryer që prej muajit korrik 2026, Prokuroria e Posaçme SPAK ka provuar se 9 fletët me diagrama të gjetura dhe të sekuestruara nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i përkasin Shërbimit Informativ Shtetëror.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se SPAK ka kryer verifikime në SHISH për kopjen e realizuar, ku është mësuar se ato 9 fletë janë pjesë e një raporti diagramash informuese për krimin e organizuar, të cilat janë përpiluar nga oficerët e Drejtorisë së Krimit të Organizuar dhe Trafiqeve në Shërbimin Informativ Shtetëror.
Diagramat tregojnë informacione kërkimore operative që mund të kryhen vetëm nga agjentët e SHISH për subjekte të veçanta të Krimit të Organizuar në Shqipëri.
Nëntë fletët e gjetura në makinën e Ergys Agasit tregojnë qartë një analizë informacioni, gjurmimi telefonik në terren dhe mbledhje informacioni brenda dhe jashtë shtetit për elementë të caktuar të krimit të organizuar në Shqipëri.
Një punë të tillë operative kërkimore dhe analizim të informacionit në diagram, sipas SPAK, mund ta bëjnë vetëm agjentët e shërbimit dhe asnjë institucion tjetër që përfaqëson rendin dhe sigurinë.
Por, nga ana tjetër, SPAK gjatë kësaj kohe hetimore ende nuk ka mundur të faktojë se në çfarë rrethanash kanë përfunduar këto diagrama të SHISH në makinën e Ergys Agasit.
SPAK ka ngritur dyshime se këto diagrama të klasifikuara sekret janë nxjerrë nga SHISH përmes Vlora Hysenit, e cila më pas ia ka dorëzuar të dashurit të saj, Ergys Agasit.
Por kjo ka mbetur vetëm në kuadër të dyshimeve dhe deri në këtë fazë nuk është provuar konkretisht se cili është personi që ka çuar tek Agasi këto informacione sekrete./Syri.net
elton qyno
Aktualitet
9 November 2026, 17:29
E. D
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin përfundimtar të 8 tetorit 2026, duke rrëzuar kërkesën e 39 deputetëve ...
Aktualitet
9 November 2026, 16:21
E. D
TIRANË- Rrjeti SafeJournalists (SJN) dhe partnerët e mekanizmit Media Freedom Rapid Response (MFRR) kanë dënuar ashpër shtimin e sulme...
Aktualitet
9 November 2026, 16:09
E. D
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve t&...
Aktualitet
9 November 2026, 16:01
E.M
DURRËS- Nw rrugwn “Shkozet-Durrës” dhe nw aksin “Princ Topia” janw kapur dy shoferë të dehur në timon n&...
Aktualitet
9 November 2026, 15:15
E. D
Erald Kapri, Skënder Hitaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, gjatë diskutimeve në Komisionin për &Cc...
Aktualitet
9 November 2026, 15:12
E. D
, Skënder Hitaj
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka deklaruar se për mjetet ...
Aktualitet
9 November 2026, 15:10
E. D
KOSOVË- Baltë, terren i paasfaltuar dhe vështirë i kalueshëm, mes pyjeve. Kështu duket një nga rrugët alterna...
Aktualitet
9 November 2026, 14:51
e.d
Pamje nga arrestimi
TIRANA- Robert Duka, autori i grabitjes së dy bankave të nivelit të dytë në Tiranë ka qenë në...
Aktualitet
9 November 2026, 14:34
E.d
Vlora Hyseni
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hysenin. Bëhet me dij...
Aktualitet
9 November 2026, 14:20
G.M
Bledar Bakaj
FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest në burg' për 52-vjeçarin Bledar Bakaj, i dyshuar p&...