LIVE UPDATES
Aktualitet

SafeJournalists: Autoritetet duhet të veprojnë pa vonesë për të garantuar sigurinë e gazetarëve

Organizatat evidentojnë gjithashtu raste të dhunës fizike, ndalimeve, pengimit të filmimeve dhe sekuestrimit të pajisjeve të punës. Ndër rastet e përmendura janë sulmet ndaj gazetarëve Izmir Akulli dhe Xhoi Malësia, si dhe ndalimi i një gazetari holandez më 7 nëntor.

9 November 2026, 16:21 Nga E. D

SafeJournalists: Autoritetet duhet të veprojnë pa vonesë për

TIRANË- Rrjeti SafeJournalists (SJN) dhe partnerët e mekanizmit Media Freedom Rapid Response (MFRR) kanë dënuar ashpër shtimin e sulmeve dhe dhunës ndaj gazetarëve që raportojnë protestat e drejtuara nga studentët në Shqipëri, duke i kërkuar autoriteteve të marrin masa të menjëhershme për mbrojtjen e medias dhe ndëshkimin e përgjegjësve. Sipas raportit të SJN-së, në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), gjatë periudhës 13–31 tetor 2026 janë dokumentuar të paktën 55 incidente ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, shumica të atribuuara Policisë së Shtetit.

Pesë gazetarë raportuan se u goditën nga plumba gome, ndërsa tetë të tjerë u ekspozuan ndaj sprajit irritues dhe substancave kimike. Organizatat evidentojnë gjithashtu raste të dhunës fizike, ndalimeve, pengimit të filmimeve dhe sekuestrimit të pajisjeve të punës. Ndër rastet e përmendura janë sulmet ndaj gazetarëve Izmir Akulli dhe Xhoi Malësia, si dhe ndalimi i një gazetari holandez më 7 nëntor.

SJN dhe partnerët kritikojnë edhe retorikën e drejtuesve politikë kundër gazetarëve, duke theksuar se deklaratat denigruese nxisin armiqësi ndaj medias dhe cenojnë lirinë e raportimit. Shqetësim është shprehur gjithashtu për fushatën e sulmeve ndaj studiueses Blerjana Bino, familjes së saj dhe organizatës SCiDEV. Organizatat i bëjnë thirrje institucioneve shqiptare të hetojnë çdo rast dhune, të vënë para përgjegjësisë autorët, përfshirë efektivët e policisë dhe të zbatojnë Udhëzuesin për Sigurinë e Gazetarëve.

Reagimi i SafeJournalists:

Partnerët e mekanizmit të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (Media Freedom Rapid Response – MFRR) dhe Rrjeti SafeJournalists (SJN) mbeten thellësisht të shqetësuar për shpeshtësinë dhe ashpërsinë e sulmeve ndaj gazetarëve që raportojnë mbi protestat e vazhdueshme të udhëhequra nga studentët në Shqipëri. Pavarësisht se autoritetet janë informuar dhe u është kërkuar të marrin masa përmes një letre të hapur të datës 14 tetor, të nënshkruar nga mbi 30 organizata, sulmet kanë vijuar me një shpeshtësi shqetësuese, duke i lënë gazetarët të pambrojtur në terren.

Organizatat nënshkruese dënojnë fuqimisht çdo akt dhune fizike, frikësimi dhe pengimi ndaj gazetarëve dhe përsërisin thirrjen drejtuar autoriteteve për të hetuar në mënyrë të plotë këto raste dhe për të vënë përpara përgjegjësisë, pa vonesë, të gjithë autorët, përfshirë punonjësit e strukturave të zbatimit të ligjit. Organizatat u kujtojnë gjithashtu zyrtarëve shtetërorë dhe figurave politike përgjegjësinë e tyre për t’u përmbajtur nga akuza të pabazuara dhe retorika nxitëse, që mund të delegjitimojnë gazetarinë dhe të nxisin sulme të mëtejshme ndaj profesionistëve të medias.

Që nga fillimi i valës së fundit të protestave, në mesin e tetorit, organizatat tona kanë dokumentuar nivele alarmante të dhunës policore ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, përfshirë raportime të shumta për gazetarë të goditur fizikisht, të fyer, të ndaluar ose të penguar gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe raste të sekuestrimit të pajisjeve të punës. Ndër rastet e para të dokumentuara në platformën Mapping Media Freedom (MapMF) ishte ai i Izmir Akullit, kryeredaktor i medias online Dosja.al, i cili pati nevojë për trajtim spitalor pasi, sipas raportimeve, u dhunua nga efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), pavarësisht se ishte identifikuar si gazetar. Shqetësime serioze për përdorimin e tepruar të forcës nga policia ngriti edhe sulmi ndaj gazetarit të Top News, Xhoi Malësia, i cili u shty me forcë nga efektivët me mburojat e tyre, përpara se një pjesëtar i FNSH-së t’i drejtonte drejtpërdrejt një pajisje për lëshimin e gazit lotsjellës.

Nga 13 deri më 31 tetor 2026, Rrjeti SafeJournalists (SJN), me mbështetjen e Shoqatës së Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), dokumentoi të paktën 55 incidente, shumica e të cilave u atribuohen efektivëve të Policisë së Shtetit. Ndër rastet e fundit, pesë gazetarë dhe punonjës të medias konfirmuan se ishin goditur nga plumba gome të qëlluar nga Policia e Shtetit, ndërsa tetë të tjerë raportuan se ishin ekspozuar ndaj sprajit irritues ose substancave të tjera kimike, në disa raste nga distanca të afërta.

Disa profesionistë të medias u penguan gjithashtu të filmonin, përfshirë raste kur u janë marrë telefonat celularë, në kundërshtim me Udhëzuesin e Policisë së Shtetit për Sigurinë e Gazetarëve, i cili garanton të drejtën e gazetarëve për të filmuar punonjësit e Policisë së Shtetit (pika 6.2(c)). Në shtator, u dokumentuan dy raste të ngjashme, njëri prej të cilëve përfshinte Vjolanda Pecën, gazetare e Citizens.al, e cila është përballur vazhdimisht me ndalime dhe pengime gjatë muajve të fundit.

Veçanërisht shqetësues ishte edhe pengimi me forcë i gazetarëve që po i drejtonin pyetje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, më 17 tetor. Profesionistët e medias u shtynë nga persona të maskuar që qëndronin pranë z. Hitaj, i cili nuk ndërhyri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më pas njoftoi pezullimin e shtatë efektivëve për tejkalim të kompetencave dhe mosrespektim të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjeve ndaj protestuesve. Megjithatë, nuk dihet nëse ndonjë prej sulmeve ndaj gazetarëve ka rezultuar në masa disiplinore.

Ndër rastet më të fundit përfshihet edhe prangosja dhe ndalimi i një gazetari dhe autori holandez nga Policia e Shtetit më 7 nëntor. Telefoni i tij celular u sekuestrua dhe iu kthye ditën pasardhëse. Si gazetari holandez, ashtu edhe gazetarja freelance Alisa Braho, e cila po filmonte ndërhyrjen policore, raportuan se ishin ekspozuar ndaj sprajit irritues.

Kjo seri incidentesh nxjerr në pah edhe moszbatimin e dukshëm të Udhëzuesit të Policisë së Shtetit për Sigurinë e Gazetarëve, si dhe nevojën thelbësore për një dialog konstruktiv me shoqatat e gazetarëve dhe ekspertët e medias, për të garantuar që gazetarët të mund të raportojnë lirisht dhe në kushte sigurie.

Rrjeti SafeJournalists (SJN) ka mbledhur gjithashtu një numër më të vogël raportimesh që ua atribuojnë përgjegjësinë për sulmet protestuesve. Nga gjashtë rastet e raportuara nga AGSH, njëri përfshinte dëmtimin e kamerës së Report TV nga persona të maskuar. Organizatat nënshkruese shprehin solidaritetin e tyre të plotë me të gjithë gazetarët dhe i inkurajojnë ata të marrin masa për mbrojtjen e tyre përmes përdorimit të pajisjeve të sigurisë, si dhe të raportojnë çdo sulm që i pengon në ushtrimin e detyrave profesionale.

Retorika e drejtuesve politikë kundër gazetarëve dhe mediave gjatë protestave pasqyroi një model më të gjerë të diskreditimit të raportimit të pavarur, vënies në dyshim të integritetit gazetaresk dhe paraqitjes së raportimit kritik si faktor që kontribuon në trazira. Një gjuhë e tillë rrezikon të legjitimojë armiqësinë ndaj gazetarëve, të minojë besimin e publikut te media dhe të krijojë një mjedis gjithnjë e më frikësues për raportimin e pavarur.

Zyrtarët publikë duhet gjithashtu të dënojnë fuqimisht çdo fushatë denigruese që synon diskreditimin e atyre që mbrojnë zërat e pavarur. Organizatat nënshkruese shprehin shqetësim të thellë për sulmet e vazhdueshme ndaj studiuesve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, përfshirë studiuesen e rrjetit SafeJournalists, Blerjana Bino, familjen e saj dhe Qendrën Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), ku ajo punon. Fushata denigruese nisi në kontekstin e punës kërkimore, analizave publike dhe angazhimit të Binos dhe SCiDEV në shoqërinë civile lidhur me presionin në rritje ndaj punonjësve të medias që raportojnë për mobilizimet qytetare. Përgjegjësit për këtë fushatë denigruese duhet të mbajnë përgjegjësi, për të përcjellë një mesazh të qartë se përpjekjet për të cenuar besueshmërinë e profesionistëve të medias dhe mbështetjen ndaj tyre, ashtu si edhe sulmet ndaj gazetarëve, nuk mund të tolerohen.

Gazetarët, profesionistët e medias dhe përfaqësuesit e tyre duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikën e dhunës, frikësimit apo hakmarrjes. Ndërsa Shqipëria përparon drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, autoritetet e saj duhet të garantojnë respektimin e lirisë së medias dhe të drejtën e qytetarëve për të pasur akses në informacion transparent dhe të pavarur.

Organizatat Partnere të Media Freedom Rapid Response 

Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ)

Observatori për Ballkanin dhe Kaukazin – Transeuropa (OBCT)

Shtypi i Lirë i Pakufizuar  (FPU)

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit  (IPI)

Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF)

Rrjeti SafeJournalists

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata BH Gazetarët

Shoqata Kroate e Gazetarëve

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Medias e Malit të Zi./Dosja.al

Rrjeti SafeJournalists protestat studentore dhuna ndaj gazetareve

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin