Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet e Brendshme Hitaj sqaroi se autobotet, dronët dhe pajisjet e tjera speciale janë marrë në përdorim nga policitë partnere dhe nuk janë dhuruar.
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka deklaruar se për mjetet speciale që Policia përdor gjatë protestave nuk është shpenzuar asnjë lek nga buxheti i shtetit. Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet e Brendshme Hitaj sqaroi se autobotet, dronët dhe pajisjet e tjera speciale janë marrë në përdorim nga policitë partnere dhe nuk janë dhuruar.
Kreu i Policisë u ndal edhe te dëmtimet e efektivëve gjatë protestave, duke shprehur keqardhjen për plagosjen e punonjësve të policisë. Ai pretendoi se ditën e parë të protestës, efektivët ishin përballur me një sulm me gurë, ndërsa kishin qenë të angazhuar në ruajtjen e institucioneve shtetërore dhe garantimin e mbarëvajtjes së tubimit.
“Zero lekë nga buxheti i shtetit për këto mjete. Përderisa nuk është shpenzuar asnjë lek, s’ka vend për diskutim. Policia përdor pajisjet speciale që ka në dispozicion dhe i përdor ato në bazë të ligjeve dhe dokumenteve përkatëse. Këtu përfshihen mjetet speciale, autobotet, dronët dhe mjetet e tjera që përdoren gjatë protestave. Ato janë marrë në përdorim nga policitë partnere dhe nuk janë dhuruar. Sa u përket dëmtimeve të punonjësve të policisë, nuk do të doja të kishte asnjë të dëmtuar. Por fakti është se, ditën e parë të protestës, policia ka qenë në ruajtje të objekteve shtetërore dhe është kujdesur për mbarëvajtjen e tubimit. Efektivët janë përballur me një sulm të paparë më parë, me një breshëri gurësh. Është ndërmarrë edhe një sulm ndaj institucioneve. Ka punonjës me këmbë të thyer dhe me dëmtime në kafkë, si në Shkodër”, tha Skënder Hitaj./Dosja.al
KOSOVË- Baltë, terren i paasfaltuar dhe vështirë i kalueshëm, mes pyjeve. Kështu duket një nga rrugët alterna...
Pamje nga arrestimi TIRANA- Robert Duka, autori i grabitjes së dy bankave të nivelit të dytë në Tiranë ka qenë në...
Vlora Hyseni TIRANA- Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hysenin. Bëhet me dij...
Bledar Bakaj FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest në burg' për 52-vjeçarin Bledar Bakaj, i dyshuar p&...
Pamje TIRANA- Deputeti Erald Kapri ngriti shqetësime për trajtimin e veçantë të disa të burgosurve, gjatë një ...
Stacioni i trenave në Fushë Kosovë - fotografi arkivi. Qarkullimi i trenave të udhëtarëve në Kosovë ësht&e...
Armela Krasniqi Gazetari Blendi Fevziu e nisi emisionin e tij “Opinion” me një notë proteste mbrëmjen e së enjtes. I veshur me...
Foto ilustruse VLORA- Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve për Rajonin e Vlorës ka reaguar pas rastit të helmimit të fë...
Ergys Agasi TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me hetimin ndaj Ergys Agasit dhe ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni. Në do...
pamje TIRANË- Pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbardhur momentet e grabitjes së një banke të nivelit të dyt&eu...