20 November 2026, 10:09
Nga E. D
Ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
DURRË- Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes së ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare, Elisabeta Mataj, duke ia kaluar çështjen Gjykatës së Posaçme (GJKKO). Mbrojtja kishte kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve, si dhe zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërkohë që aktualisht, Mataj ndodhet në "arrest shtëpie".
Në seancën e sotme, ish-drejtoresha nuk ishte e pranishme, ndërsa mungonte edhe prokurori Garment Frëngu. Avokati i saj, Ilia Ilia, deklaroi se klientja kishte zgjedhur të mos merrte pjesë, ndërsa e cilësoi të paligjshme mungesën e prokurorit.
Mbrojtja tha gjithashtu se kishte mësuar nga mediat për kalimin e dosjes në SPAK, por nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar për regjistrimin e procedimit në këtë institucion. Nga ana tjetër, gjyqtari bëri me dije se Prokuroria e Durrësit kishte njoftuar gjykatën për shpalljen e moskompetencës më 28 tetor. Në këto kushte, të gjitha aktet e dosjes do t'i kalojnë Gjykatës së Posaçme.
Si u zbulua zhdukja e 690 milionë lekëve?
Skandali financiar në filialin e Postës Shqiptare në Durrës u zbulua pas një kontrolli të brendshëm, ku rezultoi se gjatë muajve prill dhe maj ishin regjistruar 690 milionë lekë transferta drejt degëve postare në Shijak dhe Krujë, por paratë nuk kishin mbërritur në destinacion.
Në dosjen hetimore përmenden 11 mandate-pagesa, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë dyshohet se dokumentojnë lëvizjen e parave nga arka drejt zyrave të drejtuesve të filialit. Sipas hetimeve, Elisabeta Mataj dyshohet se ka përvetësuar mbi 700 mijë euro, fonde të destinuara për pensionet dhe pagesa të tjera për qytetarët. Në dosje përshkruhet gjithashtu dyshimi se ajo transportonte shuma parash në thasë të zinj kur largohej nga zyra.
Për këtë çështje janë arrestuar ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Mataj u arrestua më 18 korrik dhe qëndroi rreth dy muaj në paraburgim, përpara se më 25 shtator t'i ndryshohej masa e sigurisë nga "arrest në burg" në "arrest në shtëpi". Ajo hetohet për vjedhje në bashkëpunim, përmes shpërdorimit të detyrës, lidhur me zhdukjen e fondeve të destinuara për degët postare në Shijak dhe Krujë.
Në dosje përmendet edhe emri i deputetes Etleva Budini
Një tjetër emër i përmendur në këtë çështje është ai i Etleva Budinit, ish-drejtoreshë e Postës Shqiptare në Durrës, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidoi nën siglën e Partisë Socialiste dhe fitoi mandatin e deputetes. Dyshimet për përfshirjen e personave që mund të gëzojnë imunitet parlamentar kanë bërë që çështja t'i kalojë SPAK-ut për hetime të mëtejshme.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga organet e drejtësisë për përfshirjen e Budinit në skemën e dyshuar. Me kalimin e dosjes në juridiksionin e posaçëm, pritet që hetimet të përcaktojnë përgjegjësitë për zhdukjen e parave, mënyrën e funksionimit të skemës dhe përmasat e plota të dëmit financiar./Dosja.al
elisabeta mataj
Aktualitet
20 November 2026, 09:58
E. D
Prokuroria e Vlorës
VLORË- Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro në z...
Aktualitet
20 November 2026, 09:31
E. D
Fation Shehu
TIRANË- Fation Shehu është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Doganave, duke zëvendësuar në k&e...
Aktualitet
20 November 2026, 08:57
Klodiana Lala
TIRANË- Mesditën e nxehtë të 26 gushtit, Ergys Agasi u zhduk për gati pesë orë nga vëzhgimi policor. Pas disa muaj...
Aktualitet
20 November 2026, 08:48
I.A
VLORË- Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje n&...
Aktualitet
20 November 2026, 08:14
I.A
Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të të anketuarve që shprehen të shqetës...
Aktualitet
20 November 2026, 07:40
I.A
Foto ilustruese
Në një vend si Shqipëria që ka nivelin më të lartë të varfërisë në Europë, ushqime...
Aktualitet
20 November 2026, 07:35
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Dita e sotme, do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në vendin tonë, me alternime kthjellimesh dhe...
Aktualitet
19 November 2026, 21:57
E.M
KUKËS- Qyteti i Kukësit është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura dhe erëra të forta duke shkaktuar p...
Aktualitet
19 November 2026, 21:37
E.M
TIRANË- Mbrëmjen e sotme policia ka arrestuar në Tiranë, Alfred Hoxhën, i cili nuk ishte rikthyer në burgun e Rrogozhinës pa...
Aktualitet
19 November 2026, 21:25
E.M
PUKA- Erërat e forta dhe reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin ka shkaktuar probleme në rrjetin e shpërndarj...