20 November 2026, 09:58
Nga E. D
Prokuroria e Vlorës
VLORË- Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro në zonën e “Ujit të Ftohtë”, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara. Pasuritë tashmë kanë kaluar në pronësi shtetit, pas vendimi ttë gjykatës. Sipas Prokurorisë, nga hetimet për procedimin penal të vitit 2015 rezultoi se, për njohjen dhe kthimin e një prone prej 32 mijë metrash katrorë, ishte përdorur një vendim gjyqësor i falsifikuar.
Pas kësaj, prona u regjistrua në hipotekë dhe më pas iu nënshtrua një sërë veprimesh juridike për ndarjen, shitjen dhe kalimin në emër të personave të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të pasurisë. Pas kësaj skeme tjetërsimi rezulton të jetë Pëllumb Petritaj, i cili ka vepruar si përfaqësues ligjor në një sërë transaksionesh të kryera nga biznesmeni Artur Shehu, prej vitesh rezident në SHBA.
Emri i Shehut lidhet edhe me sipërfaqe të mëdha toke në zonën e Zvërnecit. Ndaj biznesmenit është lëshuar gjithashtu një urdhër arresti nga SPAK, në kuadër të një hetimi për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe pastrim parash. Historia e pronës në zonën e “Ujit të Ftohtë” daton që në vitin 2009, kur Pëllumb Petritaj regjistroi në hipotekë 32 mijë metra katrorë tokë, duke përdorur një vendim gjykate të falsifikuar.
Më pas, prona u kalua në emër të Ramiz Shehut, babait të Artur Shehut, si dhe dy familjarëve të tjerë, Kutbi dhe Merjeme Shehu. Sipas Prokurorisë, pas regjistrimit fillestar, prona u nda dhe u tjetërsua përmes disa veprimeve juridike, derisa përfundoi në emër të tre anëtarëve të familjes Shehu. Këto transaksione dyshohet se janë kryer me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të pasurive.
Pëllumb Petritaj është përballur edhe më herët me drejtësinë për çështje të ngjashme. Në prill të vitit 2018, Gjykata e Vlorës e dënoi me 3 vite burgim për falsifikimin e dokumenteve me qëllim tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në zonën e Zvërnecit. Megjithatë, ky dënim u rrëzua më pas nga Gjykata e Apelit.
Ndërsa për çështjen e pronës në “Ujin e Ftohtë”, Petritaj u dënua në vitin 2020 me 5 vite e 4 muaj burgim për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Në përfundim të procesit gjyqësor për këtë çështje, Petritaj i akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale, u dënua me 7 vite burgim.
Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës dhe vendim të gjykatës, janë konfiskuar prona fillestare prej 32 mijë metrash katrorë, si dhe disa pasuri të tjera që kanë rrjedhur prej saj. Bëhet fjalë për disa sipërfaqe të regjistruara me numra të ndryshëm kadastralë, përfshirë një pronë prej 23.363 metrash katrorë, një tjetër prej 7.932 metrash katrorë, si dhe disa sipërfaqe të tjera më të vogla. Në total, vlera e pasurive të konfiskuara në zonën e “Ujit të Ftohtë” llogaritet rreth 16 milionë euro.
Njoftimi i Plotë:
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të paluajtshme tek ‘Uji i Ftohtë’, të përfituar me dokumente të falsifikuara.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë u konfiskuan dhe kaluan në pronësi të shtetit 16 milionë euro pasuri të paluajtshme të shtetasit P.P., i akuzuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 187/1 të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procesimin penal nr.946/2015, rezultoi se në proceset gjyqësore dhe procedurat administrative për njohjen dhe kthimin e një pasurie 32.000m2 në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, Vlorë u përdor një vendim gjyqësor i falsifikuar. Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se pas përfitimit dhe regjistrimit të kësaj pasurie, janë kryer veprime juridike për ndarjen, tjetërsimin dhe kalimin e saj në emër të personave të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të saj.
Në përfundim të hetimeve shtetasi P.P. u dënua me 7 vite burgim dhe me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe vendimin e gjykatës, u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:
– Pasuri e paluajtshme me sipërfaqe 32.000 m2 e regjistruar në vitin 2009 në favor të shtetasve K.Sh., M.Sh. dhe R.Sh. si dhe të gjitha pasurive që rrjedhin dhe derivojnë prej kësaj pasurie, konkretisht:
– Pasuria e paluajtshme nr.431;
– Pasuria e paluajtshme nr.404;
– Pasuria e paluajtshme nr.311;
– Pasuria e paluajtshme nr.312;
– Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.263 me sipërfaqe 23.363m2;
– Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.264 me sipërfaqe 1000 m2;
– Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.361 me sipërfaqe 7932 m2;
– Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.263/1 me sipërfaqe 1126.13 m2; dhe
– Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.108 me sipërfaqe 7637 m2
- Prokuroria e Vlorës
Aktualitet
20 November 2026, 09:31
E. D
Fation Shehu
TIRANË- Fation Shehu është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Doganave, duke zëvendësuar në k&e...
Aktualitet
20 November 2026, 08:57
Klodiana Lala
TIRANË- Mesditën e nxehtë të 26 gushtit, Ergys Agasi u zhduk për gati pesë orë nga vëzhgimi policor. Pas disa muaj...
Aktualitet
20 November 2026, 08:48
I.A
VLORË- Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje n&...
Aktualitet
20 November 2026, 08:14
I.A
Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të të anketuarve që shprehen të shqetës...
Aktualitet
20 November 2026, 07:40
I.A
Foto ilustruese
Në një vend si Shqipëria që ka nivelin më të lartë të varfërisë në Europë, ushqime...
Aktualitet
20 November 2026, 07:35
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Dita e sotme, do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në vendin tonë, me alternime kthjellimesh dhe...
Aktualitet
19 November 2026, 21:57
E.M
KUKËS- Qyteti i Kukësit është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura dhe erëra të forta duke shkaktuar p...
Aktualitet
19 November 2026, 21:37
E.M
TIRANË- Mbrëmjen e sotme policia ka arrestuar në Tiranë, Alfred Hoxhën, i cili nuk ishte rikthyer në burgun e Rrogozhinës pa...
Aktualitet
19 November 2026, 21:25
E.M
PUKA- Erërat e forta dhe reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin ka shkaktuar probleme në rrjetin e shpërndarj...
Aktualitet
19 November 2026, 21:11
E.M
TIRANË- Projektligji i ri për duhanin parashikon disa kufizime të forta me qëllim pengimin e aksesit të fëmijëve dhe të...