21 October 2026, 10:31
Nga E.d
Ekaterina Trendafilova, kryetare e Gjykatës Speciale
Në Kosovë nxiti reagime një deklaratë e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e cila tha se Gjykata Speciale është e "fokusuar në përmbushjen e mandatit për drejtësi të pavarur”, duke tërhequr vëmendjen se, sipas saj, që prej themelimit të saj, "kjo gjykatë ka qenë cak i informacionit të rremë për pavarësinë dhe funksionimin e institucionit”. Debati rreth Gjykatës Speciale dhe reagimet e kundërreagimet rreth saj po vazhdojnë që kur Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet e ligjit për Dhomat e Specializuara, pas dënimit në shkallën e parë për krime lufte nga kjo gjykatë të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Trendafilova: Të fokusuar në garantimin e proceseve penale të pavarura
Ekaterina Trendafilova, kryetare e Gjykatës Speciale, në një videomesazh një ditë më parë tha se "Dhomat e Specializuara janë institucion gjyqësor me mandat të përcaktuar në Shkëmbimin e Letrave, Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, dhe se gjykatësit i zbatojnë konventat ndërkombëtare të përmendura në Kushtetutën e Kosovës. "Gjykata është e fokusuar në garantimin e proceseve penale të sigurta, të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase, e njëkohësisht në mbrojtjen e fuqishme të dëshmitarëve dhe viktimave.
Në kundërshtim me informacionin e rremë në lidhje me Gjykatën, që shpërndahet vazhdimisht, Dhomat e Specializuara garantojnë të drejtat për gjykim të drejtë për të akuzuarit, në pajtim me standardet e njohura ndërkombëtare”, tha Trendafilova. Sipas saj, "gjyqtarët në këtë gjykatë janë nga shtete të Bashkimit Evropian dhe se ata detyrat i kryejnë në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të ndërgjegjshme, në shërbim të drejtësisë dhe sundimit të ligjit”.
Ekaterina Trendafilova tha se "rishikimi i vendimeve gjyqësore bëhet përmes apelimeve”, duke shtuar se "askush nuk mund t'u diktojë gjykatësve se si ta interpretojnë dhe zbatojnë ligjin”. "Si institucion gjyqësor i pavarur, Dhomat e Specializuara ushtrojnë mandatin e tyre pa konsiderata, preferenca, ndikim ose ndërhyrje politike”, tha Trendafilova.
Çitaku: Videoadresimi i Trendafilovës nuk i mbulon padrejtësitë e gjykatës
Deklaratat e kryetares së Gjykatës Speciale nxitën reagime nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo që inicioi në Kuvend ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ligj ky që tashmë është miratuar. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se "videoadresimi i Trendafilovës nuk i mbulon padrejtësitë e gjykatës”. "Nën drejtimin tuaj, Specialja e ka cenuar rëndë besimin në drejtësi. Një proces i padrejtë, mungesë transparence, llogaridhënie e pamjaftueshme dhe mangësi serioze në mbikëqyrje. Shqetësimet e ekspertëve ndërkombëtarë për barazinë e palëve, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe monitorimin e pavarur kërkojnë përgjigje konkrete”, tha Çitaku.
Duke iu drejtuar Trendafilovës, zonja Çitaku tha se "pavarësia nuk ju vendos mbi ligjin. Prejardhja ndërkombëtare e gjyqtarëve nuk është certifikatë pagabueshmërie. As titujt, as betimet dhe as videot nuk e zëvendësojnë profesionalizmin dhe drejtësinë që duhet të dëshmoni në vendimet tuaja”, shkroi Çitaku, duke shtuar se kryetarja e Gjykatës Speciale "ka edhe përgjegjësi personale për mungesë transparence”. Ajo ritheksoi se "Kosova nuk do të pranojë vendime kur bëhet krim kundër vetë drejtësisë”.
Ligji i ndryshuar dhe i miratuar në Kuvendin e Kosovës për Gjykatën Speciale ende nuk është dekretuar nga presidentja e Kosovës. Mirëpo, autoritetet kosovare tashmë kanë themeluar një grup punues për hartimin dhe bashkërendimin e një strategjie shtetërore lidhur me procedurat në shkallën e Apelit para Dhomave të Specializuara në rastin e ish-krerëve të UÇK-së. Grupi kryesohet nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca. Ligji i ndryshuar nga Kuvendi i Kosovës për Gjykatën Speciale, që pritet të dekretohet nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk e kufizon angazhimin e Gjykatës, por parasheh ngushtimin në disa fusha të mandatit të saj. /DW
haga kosova gjyqi
Politike
21 October 2026, 09:00
E.d
Pamje
TIRANA- Deputeti i PD, Bardh Spahia ka denoncuar plagosjen me plumba të një protestuesi. Në një reagim në rrjete sociale, Spahi...
Politike
21 October 2026, 08:24
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog mes qeverisë dhe protestuesve, në një k...
Politike
21 October 2026, 07:22
E.d
Pamje
TIRANA- Avokatja dhe aktivistja, Adriana Kalaja ka reaguar lidhur me lirimin e mbi 30 protestuesve të arrestuar gjatë ditëve të fund...
Politike
20 October 2026, 22:45
E.d
Elisa Spiropali
TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë të ditur se faqja e saj zyrtare në Facebook &...
Politike
20 October 2026, 20:33
E.d
Pamje
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se pedagogët e dëshmuan veten sot intelektualë të vërtet&eum...
Politike
20 October 2026, 17:37
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u është drejtuar shqiptarëve me një videomesazh, në të c...
Politike
20 October 2026, 17:04
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestat masive studentore të cilat po zhvillohen prej disa di...
Politike
20 October 2026, 16:43
E.d
Knut Abraham
TIRANA- Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë vëmendje edhe në Gjermani. Deputeti i CDU-së në...
Politike
20 October 2026, 16:36
E.d
Bajram Begaj
TIRANA- Bajram Begaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim të gjerë për të diskutuar situatën e rënduar ...
Politike
20 October 2026, 15:19
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë të enjten, më 22 tetor, në orën 10:00, seancën ...