21 October 2026, 09:00
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Deputeti i PD, Bardh Spahia ka denoncuar plagosjen me plumba të një protestuesi. Në një reagim në rrjete sociale, Spahia shkruan se, 24 vjeçarit Aranit Alushaj nga Mallakastra i janë nxjerrë dy plumba në formë sfere.
Sipas tij, plagosja ka qenë e rëndë dhe ka vënë në rrezik jetën e protestuesit, ndërsa ndërhyrja e mjekëve ka bërë të mundur shmangien e pasojave fatale.
Deputeti i PD-së e cilësoi ngjarjen si një akt të rëndë dhe kërkoi që rasti të dokumentohet zyrtarisht si plagosje me armë zjarri gjatë protestës. Ai i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet urgjente për zbardhjen e rrethanave të plagosjes dhe për identifikimin e personave përgjegjës.
Reagimi i plotë:
Aranit Alushaj 24 vjeç nga Mallakastra, është i riu i plagosur me armë zjarri nga policia kriminale e rregjimit të Ramës, ai ka marrë një plagë abdominale të rëndë shpuese.
Plumbi i ka shpuar krejtësisht murin e barkut dhe ka mbetur brenda hapësirës abdominale (intraperitoneale). Pas ndërhyrjes kirurgjikale u nxor plumb në formë sfere, dy copë.
Ky është një krim i vërtetë shtetëror ndaj një të riu që proteston kundër Edi Ramës. Kjo është plagosje e rëndë me rrezikshmëri tejet të lartë për jetën. Sonte fataliteti ( më e keqja) u shmang vetëm falë ndërhyrjes së mjekëve. Po nesër?
OPGJ-të kanë detyrimin ligjor të dokumentojnë krimin makabër shtetëror dhe të respektojnë vetëm ligjin!
Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht tentativën për vrasje të 24 vjeçarit dhe egzekutori bashkë me urdhëruesin të vendosen përballë drejtësisë!
Ndaloni krimet kundër studentëve dhe rinisë!
#mestudentët./Dosja.al
pd
Politike
21 October 2026, 08:24
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog mes qeverisë dhe protestuesve, në një k...
Politike
21 October 2026, 07:22
E.d
Pamje
TIRANA- Avokatja dhe aktivistja, Adriana Kalaja ka reaguar lidhur me lirimin e mbi 30 protestuesve të arrestuar gjatë ditëve të fund...
Politike
20 October 2026, 22:45
E.d
Elisa Spiropali
TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë të ditur se faqja e saj zyrtare në Facebook &...
Politike
20 October 2026, 20:33
E.d
Pamje
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se pedagogët e dëshmuan veten sot intelektualë të vërtet&eum...
Politike
20 October 2026, 17:37
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u është drejtuar shqiptarëve me një videomesazh, në të c...
Politike
20 October 2026, 17:04
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestat masive studentore të cilat po zhvillohen prej disa di...
Politike
20 October 2026, 16:43
E.d
Knut Abraham
TIRANA- Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë vëmendje edhe në Gjermani. Deputeti i CDU-së në...
Politike
20 October 2026, 16:36
E.d
Bajram Begaj
TIRANA- Bajram Begaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim të gjerë për të diskutuar situatën e rënduar ...
Politike
20 October 2026, 15:19
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë të enjten, më 22 tetor, në orën 10:00, seancën ...
Politike
20 October 2026, 14:11
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar skenarin për krijimin e një partie reze...