LIVE UPDATES
Politike

Në një klimë tensionesh dhe protestash studentore në Tiranë, Kuvendi mblidhet të enjten! Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

Gjatë seancës pritet të zhvillohen edhe dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi.

20 October 2026, 15:19 Nga E.d
Në një klimë tensionesh dhe protestash studentore në
Foto ilustruse

TIRANA-  Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë të enjten, më 22 tetor, në orën 10:00, seancën plenare publike në një klimë të tensionuar në kryeqytet për shkak të protestave të studentëve dhe qytetarëve. Sipas rendit të ditës, një nga çështjet kryesore do të jetë interpelanca urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Gjatë seancës pritet të zhvillohen edhe dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Ky i fundit ka kërkuar gjithashtu interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Përveç përballjeve me ministrat, deputetët do të diskutojnë dhe votojnë një sërë projektligjesh të rëndësishme. Në rendin e ditës përfshihen ratifikimi i Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për krijimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, si dhe ndryshimet në legjislacionin për shërbimet e pagesave.

Një tjetër pjesë e axhendës lidhet me projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndryshimet në ligjin për të drejtat e autorit dhe rregullat për treguesit gjeografikë të produkteve artizanale dhe industriale.

Vëmendje pritet të marrë edhe projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili do të merret me fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në vend. Seanca do të mbyllet me diskutimet për çështje jashtë rendit të ditës, ku deputetët do të kenë mundësinë të paraqesin qëndrimet e tyre në përputhje me afatet e përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit.

KUVENDI I SHQIPËRISË

SEANCË PLENARE PUBLIKE

E enjte, 22 tetor 2026, ora 10:00

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 64, datë 20.10.2026, të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.10.2026.

Neni 44, pika 2, i Rregullores së Kuvendit

2. Njoftime.

Neni 44, pika 3, i Rregullores së Kuvendit

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit

4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Ermal Pacaj.

Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit

5. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit

6. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit

7. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025”.

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë absolute votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi: Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë absolute votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020, ‘Për shërbimet e pagesave’”.

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë e thjeshtë votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi: Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

10. Projektligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë e thjeshtë votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, ‘Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to’, të ndryshuar”.

Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores së Kuvendit; shumicë e thjeshtë votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Dhënie mendimi: Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Dhënie mendimi: Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

12. Projektligji “Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”.

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë e thjeshtë votash për miratim

Komisioni përgjegjës: Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi: Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit

13. Projektvendim “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.

Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 24 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit; shumicë e thjeshtë votash për miratim

Koha e votimit

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe, nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta./Dosja.al

kuvendi seanca protesta

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes