21 October 2026, 16:44
Nga E. D

SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar rreth 2,100 kilogramë kokainë në një varkë me vela, rreth 400 milje larg brigjeve të Galicisë. Operacioni, i koduar “Maiden”, ka çuar në arrestimin e katër anëtarëve të ekuipazhit dhe në zbulimin e një rrjeti që siguronte varka për organizatat kriminale në Evropën Lindore dhe Ballkan.
Operacioni u krye nga Shërbimi Spanjoll i Mbikëqyrjes Doganore, përmes anijes “Petrel I”, e cila lokalizoi dhe kontrolloi varkën me vela më 14 shtator. Gjatë kontrollit, agjentët zbuluan 70 pako me kokainë, me peshë totale rreth 2.1 tonë. Në bord u arrestuan edhe katër persona: një shtetas argjentinas, një uruguaian, një kolumbian dhe një shqiptar.
Sipas hetuesve, shqiptari dyshohet se kishte rolin e ndërmjetësit, duke garantuar për organizatat kriminale të Evropës Lindore se transporti i drogës po zhvillohej sipas planit. Hetimi nisi në shkurt, pasi autoritetet morën informacione se një varkë me vela mund të ishte përfshirë në një transport droge në zonën kufitare mes Spanjës dhe Francës. Anija u identifikua në portin e Roses, në provincën e Gironas, dhe u vu nën vëzhgim.
Dyshimet u shtuan në korrik, kur varka u largua nga porti pa sistemin e identifikimit dhe gjurmimit AIS të aktivizuar. Pas humbjes së gjurmëve të saj, autoritetet spanjolle, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe DEA-n amerikane, arritën ta lokalizonin në ujërat e Atlantikut.
Bashkë me sekuestrimin e drogës, agjentët arrestuan në provincën e Gironas edhe një shtetas kilian, i dyshuar për sigurimin e varkave për organizatat kriminale. Hetuesit po kërkojnë gjithashtu një shtetas spanjoll nga Barcelona, i dyshuar për ruajtjen e mjeteve lundruese dhe monitorimin e lëvizjeve të autoriteteve. Sipas hetuesve, grupi kriminal ishte i specializuar në transportimin e drogës me varka me vela dhe ofronte shërbime për organizata të ndryshme kriminale në Evropën Lindore dhe Ballkan./Dosja.al
autoritetet spanjolle droge europe ballkan
Aktualitet
21 October 2026, 16:30
E. D
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin drejt Turqisë të 32-vjeçares Julide Yazici, e arrestuar në Shqipëri...
Aktualitet
21 October 2026, 15:57
E. D
TIRANË- Një i moshuar i është bashkuar protestës para Kryeministrisë, duke thënë se ka dalë në mbës...
Aktualitet
21 October 2026, 15:50
Blerina Gjoka
TIRANË- Në një video të publikuar nga mediat të hënën në mbrëmje, një grup policësh shihen duke iu ...
Aktualitet
21 October 2026, 14:58
E.d
Aktgjykimi dënues u shqiptua nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet bu...
Aktualitet
21 October 2026, 14:54
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët dhe pedagogët kanë vijuar protestën në kryeqytet, duke marshuar në drejtim të bulevardit “D&e...
Aktualitet
21 October 2026, 14:40
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta po vijon me tone paqësore, ndryshe nga ditët e mëparshme, kur demonstratat u shoqëruan me përplasje mes protes...
Aktualitet
21 October 2026, 14:40
E.M
TIRANË- Teksa protestuesit qëndronin të mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit tashmë kanë nisur marshimin e tyre ...
Aktualitet
21 October 2026, 14:34
E.M
TIRANË- Protesta studentore e ditës së sotme vijon ende para Ministrisë së Arsimit, ku deri në këto momente nuk jan&eum...
Aktualitet
21 October 2026, 14:15
E.M
TIRANË- Pas daljes së 58 personave para Gjykatës së tiranës, të shoqëruar nga Policia gjatë protestës në...
Aktualitet
21 October 2026, 14:11
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Policia ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe dy të mitur, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar në ...