Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Shkollat do të kenë të drejtën të vendosin nëse duan ose jo ta aktivizojnë AI në një kohë ku ky vendim vjen pas kritikave për përdorimin e teknologjisë në arsim.

SHBA- Gjiganti amerikan teknologjik, Google, ka vendosur të çaktivizojë automatikisht mjetet e inteligjencës artificiale për nxënësit e shkollave. Shkollat do të kenë të drejtën të vendosin nëse duan ose jo ta aktivizojnë AI në një kohë ku ky vendim vjen pas kritikave për përdorimin e teknologjisë në arsim.
Google ka njoftuar se mjetet e inteligjencës artificiale, përfshirë Gemini dhe funksionet e tij në platformën Google Classroom, do të jenë të çaktivizuara si parazgjedhje për llogaritë e nxënësve të arsimit parauniversitar.
Vendimi do të zbatohet fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe më pas në të gjithë botën, megjithëse kompania nuk ka përcaktuar ende një datë. Ndërkohë të gjitha shkollat që zgjedhin të ndalojnë inteligjencën artificiale nuk do të mund t’u ofrojnë nxënësve as motorin e kërkimit Google Search përmes llogarive shkollore, pasi funksionet e AI janë integruar në të. Kjo ka shkaktuar reagime të forta në Shtetet e Bashkuara.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, e ka akuzuar Google se po përdor pozitën dominuese në treg për të imponuar inteligjencën artificiale në shkollat publike. Sipas tij, asnjë kompani nuk duhet të ketë fuqinë të diktojë mënyrën se si edukohen fëmijët. Debati është përshkallëzuar edhe në Kongresin amerikan, ku dy senatorë kanë kërkuar shpjegime nga kompania për aktivizimin automatik të funksioneve të inteligjencës artificiale në pajisjet shkollore.
Më shumë se 150 milionë nxënës në mbarë botën përdorin platformën Google Classroom. Google i ka mbrojtur ndryshimet, duke argumentuar se synimi është t’u japë shkollave më shumë kontroll mbi teknologjinë./Dosja.al
FRANCË- Pas njoftimit të studentëve, pensionistëve dhe organizatave të sindikatave Franca tashmë po përballet ...
TURQI- Gjatë gërmimeve nënujore pranë ishullit Kekova në provincën jugore turke të Antalyas është zbuluar nj&...
SHBA- Pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA ka patur një rënie të ndjeshme të çmimit të naftë...
SHBA- Senatori amerikan Bernie Sanders ka reaguar mbi zgjedhjet e mesmandatit për kongresin amerikan të datës 3 nëntor. Ai deklaroi se pres...
ITALI- Papa Leo XIV dhe kënëgatri Bob Dylan kanë zhvilluar një takim në rezidencën zyrtare të kreut të kishës kato...
SHBA- Një 42-vjeçar në qytetin e Pittsburghut në SHBA, dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e tij të mitur, duke i hedhur ...
GREQI- Policia greke ka arrestuar një person të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale i cili përfitonte para dhe sende më v...
ROMË- Një avion i tipit Airbus, që udhëtonte nga Dublini drejt Romës, është devijuar drejt një baze ajrore në...
FRANCË- Parlamenti francez ka rrëzuar projektbuxhetin e shtetit për vitin 2027, duke thelluar në këtë mënyrë ngër&...
SHBA- Demokrati Shomari Figures fitoi zgjedhjet në Kongresin amerikan të datës 3 nëntor në Alabama. Ai kandidoi në një distr...