5 November 2026, 10:52
Nga E.M

ITALI- Papa Leo XIV dhe kënëgatri Bob Dylan kanë zhvilluar një takim në rezidencën zyrtare të kreut të kishës katolike në Pallatin Apostolik, të mërkurën, gjatë qëndrimit të artistit në Romë në kuadër të turneut të tij në Itali.
Takimi mes tyre ishte i shkurtër. Dylan, 85 vjeç, tërhoqi vëmendjen me veshjen e tij, pothuajse tërësisht me të zeza, me kapuçin e ngritur, doreza dhe çadër, në kontrast me veshjen e bardhë karakteristike të Papës.
Gjatë takimit, Papa Leo XIV i dhuroi artistit një rruzare, ndërsa Dylan i dhuroi kreut të Kishës Katolike një kopje të autobiografisë së tij, “Kronikat: Vëllimi i Parë”.
Vizita u zhvillua një ditë përpara koncertit të planifikuar të Dylan në Palazzo dello Sport në Romë, si pjesë e turneut të tij muzikor “Rough and Roëdy ëays”. Papa Leo XIV e ka përmendur më herët muzikën e Dylanit në një kontekst të lidhur me paqen dhe çarmatimin.
Në parathënien e librit “Çarmatosje dhe Çarmatim: Paqja është një Dhuratë”, ai ka cituar vargje nga kënga e papublikuar e artistit kundër armëve bërthamore, “Go Aëay You Bomb”.
Kënga ishte shkruar në vitin 1963, gjatë Luftës së Ftohtë, por nuk u regjistrua asnjëherë. Teksti i saj, i daktilografuar, u bë publik vetëm në vitin 2013, kur u zbulua dhe u nxor në ankand.
Në atë aktivitet, Dylan interpretoi katër këngë, mes tyre edhe hitin e famshëm “Knockin’ on Heaven’s Door”. Ai gjithashtu u ngjit në skenë për të përshëndetur Papën dhe për të shkëmbyer disa fjalë me të./Dosja.al
Bob Dylan Papa Leo XIV ITALI
Bota
5 November 2026, 10:25
E.M
SHBA- Një 42-vjeçar në qytetin e Pittsburghut në SHBA, dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e tij të mitur, duke i hedhur ...
Bota
5 November 2026, 10:19
E.M
GREQI- Policia greke ka arrestuar një person të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale i cili përfitonte para dhe sende më v...
Bota
5 November 2026, 10:07
E.M
ROMË- Një avion i tipit Airbus, që udhëtonte nga Dublini drejt Romës, është devijuar drejt një baze ajrore në...
Bota
5 November 2026, 09:30
E.M
FRANCË- Parlamenti francez ka rrëzuar projektbuxhetin e shtetit për vitin 2027, duke thelluar në këtë mënyrë ngër&...
Bota
5 November 2026, 09:25
E.M
SHBA- Demokrati Shomari Figures fitoi zgjedhjet në Kongresin amerikan të datës 3 nëntor në Alabama. Ai kandidoi në një distr...
Bota
5 November 2026, 09:14
E.M
FRANCË- Franca do të përballet këtë të enjte, me një grevë mbarëkombëtare, ku pritet të ma...
Bota
5 November 2026, 09:04
E.M
BERLIN- Hubert Aiwanger, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë së Bavarisë, është gjetur i vdekur në një d...
Bota
5 November 2026, 08:58
E.M
TEHERAN- Në Teheran protestat masive të qytetarëve vijojnë ndërsa të mërkurën në mbrëmje një p...
Bota
5 November 2026, 08:52
E.M
KOLUMBI- Në Kolumbi, në qytetin n El Difícil, në departamentin Magdalena, të martë n më 3 në ntor, një ofic...
Bota
5 November 2026, 08:24
E. D
IZRAEL- Këto janë ditë kritike për demokracinë izraelite. Konsultimet zyrtare për formimin e qeverisë filluan të ...