5 November 2026, 12:14
Nga E.M

FRANCË- Pas njoftimit të studentëve, pensionistëve dhe organizatave të sindikatave Franca tashmë po përballet me një valë protestash këtë të enjte ndërsa autoritetet presin pjesëmarrjen e 500 mijë deri në 700 mijë qytetarëve në mbarë vendin.
Janë planifikuar më shumë se 250 protesta dhe marshime, ndërsa disa prej tyre kanë nisur që në orët e para të ditës. Ministria e Brendshme franceze ka angazhuar rreth 70 mijë policë dhe xhandarë në zonat ku janë paralajmëruar tubimet për të garantuar në këtë mënyrë rendin dhe sigurinë.
Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, ka paralajmëruar se autoritetet do të mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj çdo akti dhune, duke deklaruar se reagimi i policisë do të jetë “i pamëshirshëm” në rast incidentesh.
Protestat organizohen nga pesë sindikata të sektorit publik dhe privat. Ndër kërkesat kryesore të demonstruesve janë rritja e pagave për përballimin e kostos së jetesës, mbrojtja e shërbimeve publike, përmirësimi i infrastrukturës shkollore dhe punësimi i më shumë mësuesve.
Kryetarja e sindikatës CFDT, Marilise Leon, ka theksuar se kërkesat nuk kufizohen vetëm te paga minimale, por përfshijnë edhe një rritje neto prej 100 eurosh në muaj për punonjësit.
“Është koha për ta çuar mobilizimin në një nivel tjetër, greva duhet të triumfojë”, është shprehur një përfaqësues i një tjetër sindikate./Dosja.al
Laurent Nunez
Bota
5 November 2026, 12:07
E.M
TURQI- Gjatë gërmimeve nënujore pranë ishullit Kekova në provincën jugore turke të Antalyas është zbuluar nj&...
Bota
5 November 2026, 12:00
E.M
SHBA- Pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA ka patur një rënie të ndjeshme të çmimit të naftë...
Bota
5 November 2026, 11:07
E.M
SHBA- Senatori amerikan Bernie Sanders ka reaguar mbi zgjedhjet e mesmandatit për kongresin amerikan të datës 3 nëntor. Ai deklaroi se pres...
Bota
5 November 2026, 10:52
E.M
ITALI- Papa Leo XIV dhe kënëgatri Bob Dylan kanë zhvilluar një takim në rezidencën zyrtare të kreut të kishës kato...
Bota
5 November 2026, 10:25
E.M
SHBA- Një 42-vjeçar në qytetin e Pittsburghut në SHBA, dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e tij të mitur, duke i hedhur ...
Bota
5 November 2026, 10:19
E.M
GREQI- Policia greke ka arrestuar një person të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale i cili përfitonte para dhe sende më v...
Bota
5 November 2026, 10:07
E.M
ROMË- Një avion i tipit Airbus, që udhëtonte nga Dublini drejt Romës, është devijuar drejt një baze ajrore në...
Bota
5 November 2026, 09:30
E.M
FRANCË- Parlamenti francez ka rrëzuar projektbuxhetin e shtetit për vitin 2027, duke thelluar në këtë mënyrë ngër&...
Bota
5 November 2026, 09:25
E.M
SHBA- Demokrati Shomari Figures fitoi zgjedhjet në Kongresin amerikan të datës 3 nëntor në Alabama. Ai kandidoi në një distr...
Bota
5 November 2026, 09:14
E.M
FRANCË- Franca do të përballet këtë të enjte, me një grevë mbarëkombëtare, ku pritet të ma...