21 October 2026, 09:00
Nga DOSJA

SPANJE - Një ngjarje e frikshme ka tronditur Sergio Ricon, ish-portierin e Seviljes dhe Paris Saint-Germain, i cili aktualisht është pa klub. Mbrëmjen e së hënës, më 19 tetor, rreth orës 22:00, një grup prej pesë personash të maskuar dhe të armatosur hyri me forcë në banesën e tij në Bollullos de la Mitación, në provincën e Seviljes.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, autorët përfituan nga çaktivizimi i sistemit të alarmit, ndërsa familja po darkonte. Në shtëpi ndodheshin Rico, bashkëshortja e tij Alba Silva, dy fëmijët e tyre, vjehrra dhe një punonjëse e shtëpisë.
Familja u mbyll në një dhomë, por grabitësit arritën të hynin. Sipas raportimeve, autorët thyen derën e dhomës dhe morën sende me vlerë përpara se të largoheshin. Disa media raportuan edhe për ushtrim dhune ndaj familjarëve, por Rico mohoi versionin për një rrahje brutale që qarkulloi menjëherë pas ngjarjes.
Familja ka denoncuar incidentin, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e personave përgjegjës.
Guardia Civil po heton edhe lidhjet e mundshme me grabitje të tjera të ndodhura në vilat e zonës së Aljarafe, ku banojnë disa figura të njohura. Mes pistave që po shqyrtohen është edhe mundësia e rrjedhjes së informacioneve për banesat e personave të pasur dhe të famshëm.
Rasti i Sergio Ricos vjen në një periudhë kur futbollistët në Spanjë po përballen me shqetësime në rritje për sigurinë e banesave të tyre. Sipas raportimeve, edhe sulmuesi brazilian Antony dhe portieri hungarez Peter Gulácsi janë përballur me grabitje ose tentativa të ngjashme, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e futbollistëve, veçanërisht gjatë kohës kur ata janë të angazhuar në ndeshje.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 October 2026, 08:30
ITALI - Drejtori sportiv i Romës, Tony D’Amico, foli për Sky Sport përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kund&e...
Sport
21 October 2026, 08:15
FRANCE - Shqetësim i madh te PSG për gjendjen fizike të Khvicha Kvaratskhelias pas ndeshjes ndaj Barcelonës. Sulmuesi gjeorgjian p&eum...
Sport
21 October 2026, 08:00
FRANCE - Paris Saint-Germain i dha fund serisë prej 11 fitoresh radhazi të Barcelonës, duke triumfuar 4-2 në Paris në ndeshjen e ...
Sport
21 October 2026, 07:45
FRANCE - Hansi Flick nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 4-2 të Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain, por u përpoq të shihte edhe an&eu...
Sport
21 October 2026, 07:30
FRANCE - Luis Enrique u shfaq i kënaqur pas fitores 4-2 të Paris Saint-Germain ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Trajne...
Sport
20 October 2026, 23:04
FRANCË - Një mbrëmje e jashtëzakonshme dhe e mbushur me spektakël ka shoqëruar përballjet e UEFA Champions League, ku nuk mun...
Sport
20 October 2026, 21:03
Lojtarët e Dortmundit festojnë një nga golat e tyre kundër Sabahut
AZERBAJXHAN - Borussia Dortmundi mori një fitore të rënd...
Sport
20 October 2026, 20:54
Kacor feston golin e barazimit kundër Fenerbahçes
TURQI - Fenerbahçe vazhdon të vuajë në Europë. Skuadra turke shpë...
Sport
20 October 2026, 19:05
TURQI - Federata Turke e Futbollit (TFF) emëroi të martën Anthony Taylor, një ish-arbitër i famshëm i Premier Ligës, si...
Sport
20 October 2026, 18:45
SPANJE - Një rikthim i bujshëm në Premier League mund të jetë në horizont për Trent Alexander-Arnold. Sipas raportimit ...