25 November 2026, 07:18
Nga E. D

TIRANË- Mbi pesë orë çdo ditë të shpenzuara për gatimin, pastrimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve e familjarëve, pa asnjë shpërblim financiar. Kjo është mesatarja e punës së papaguar të grave në Shqipëri, ndërsa burrat u kushtojnë të njëjtave përgjegjësi vetëm rreth 50 minuta në ditë.
Raporti i UN Women, “Vlerësimi i punës së kujdesit: Përafrimi i Shqipërisë me standardet e Bashkimit Europian”, i publikuar në vitin 2026, evidenton se gratë shqiptare i kushtojnë 21.74% të kohës së tyre ditore punës së papaguar, kundrejt vetëm 3.47% të burrave.
Diferenca është më shumë se gjashtëfish, duke reflektuar një shpërndarje të pabarabartë të përgjegjësive familjare, me pasoja të drejtpërdrejta në pjesëmarrjen në tregun e punës, të ardhurat dhe mundësitë për zhvillim profesional.
Në vitin 2024, 30.7% e grave ishin jashtë tregut të punës, krahasuar me 17.7% të burrave. Mes personave joaktivë në tregun e punës, një në katër gra raportonte punët e shtëpisë si përgjegjësinë kryesore, kundrejt më pak se 1% të burrave.
Pabarazia nuk kufizohet vetëm te gratë që nuk punojnë. Edhe për ato që janë të punësuara, angazhimi i lartë në punët e shtëpisë dhe kujdesin familjar kufizon kohën në dispozicion për zhvillim profesional, avancim në karrierë dhe angazhim në aktivitete të tjera ekonomike.
Në një treg pune që përballet me tkurrjen e fuqisë punëtore, përgjegjësitë e papaguara familjare përbëjnë një pengesë për shfrytëzimin e plotë të kapitalit njerëzor në vend.
Një kontribut ekonomik ende i pamatur
Megjithëse puna e papaguar mundëson funksionimin e familjeve dhe mbështet aktivitetin ekonomik të anëtarëve të tjerë të tyre, vlera monetare e saj mbetet kryesisht e padukshme në statistikat ekonomike.
Shqipëria nuk ka ende një strategji gjithëpërfshirëse për ekonominë e kujdesit, ndërsa politikat që lidhen me këtë sektor janë të shpërndara në dokumente dhe ligje të ndryshme, citohet nw raport.
Një zhvillim i rëndësishëm është miratimi i ligjit nr. 64/2025 për Barazinë Gjinore, i cili njeh zyrtarisht punën e papaguar si kontribut në zhvillimin e shoqërisë dhe familjes.
Ligji parashikon gjithashtu promovimin e orareve fleksibël, punës me kohë të reduktuar dhe punës në distancë për të lehtësuar balancën ndërmjet jetës profesionale dhe asaj familjare.
Megjithatë, sipas UN Women, zbatimi efektiv i këtyre dispozitave kërkon ndryshime të mëtejshme ligjore dhe miratimin e akteve nënligjore.
Raporti nënvizon se investimet në shërbimet publike të kujdesit, veçanërisht në çerdhe, kopshte dhe shërbime për të moshuarit, mund të kontribuojnë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe, për rrjedhojë, në zhvillimin ekonomik të vendit./Monitor
Aktualitet
25 November 2026, 07:14
E. D
TIRANË- Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit. Sipas...
Aktualitet
24 November 2026, 21:28
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Policia greke ka zbardhur një pjesë të konsiderueshme të hetimeve për ekzekutimin e 52-vjeçarit Nikos Ga...
Aktualitet
24 November 2026, 20:40
e.d
Foto ilustruese
Parashkrimi i dënimit ka shpëtuar një shqiptar nga ekstradimi prej Britanisë së Madhe drejt Shqipërisë. Sab...
Aktualitet
24 November 2026, 20:19
E.M
Marjola Nakoleci dhe Pandeli Nakoleci
GREQI- Pandeli Nakoleci, 41-vjeçari që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së ...
Aktualitet
24 November 2026, 20:12
E.d
Pamje
FIER- Një tjetër episod shqetësues është regjistruar në qytetin e Fierit, ku një person është filmuar ...
Aktualitet
24 November 2026, 19:29
E.M
TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Kryeqytetit pas grumbullimit përpara Kryeministrisë. Në tubimin e tyre...
Aktualitet
24 November 2026, 19:02
E.d
Foto ilustruse
FIER- Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë, e cila ndodhi pak minuta më parë në Fier. Përmes një njo...
Aktualitet
24 November 2026, 18:45
E.M
TIRANË- Grumbullimi i protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për protestën e 178-të, duket se ka fillua...
Aktualitet
24 November 2026, 18:36
E.M
TIRANË- Qytetarët kanë vijuar revoltën e tyre edhe mbrëmjen e kësaj të marte përpara Kryeministrisë duke kërk...
Aktualitet
24 November 2026, 18:36
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Dy persona janë arrestuar nga policia në kuadër të hetimeve për rastin e rëndë të 13-vjeç...