Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Hekurudha Durrës–Tiranë/ Rama publikon pamjet e stacionit të ri hekurudhor të Vorës: Lidhja drejt aeroportit të Rinasit po i afrohet finishit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të punimeve në stacionin hekurudhor të Vorës, ndërsa përmes postimit në Facebook ka bërë të ditur se projekti i Hekurudhës Durrës–Tiranë, së bashku me linjën e re që do të lidhë kryeqytetin me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, është tashmë në fazën përfundimtare.
19 November 2026, 15:52Nga E.M
VORË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të punimeve në stacionin hekurudhor të Vorës, ndërsa përmes postimit në Facebook ka bërë të ditur se projekti i Hekurudhës Durrës–Tiranë, së bashku me linjën e re që do të lidhë kryeqytetin me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, është tashmë në fazën përfundimtare.
Rama ka ndarë pamje nga ecuria e punimeve në stacionin e Vorës, duke theksuar se projekti hekurudhor po hyn në fazën përmbyllëse dhe se përfundimi i tij po bëhet gjithnjë e më i afërt.
“Ja edhe stacioni hekurudhor i Vorës, teksa edhe Hekurudha Durrës–Tiranë, me lidhjen e re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet më në fund vijës së finishit”, shkruoi Kryeministri në Facebook./Dosja.al