10 November 2026, 13:45
Nga E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar psikologu institucional për të mbështetur hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për shkak të presioneve psikologjike, kërcënimeve dhe ngarkesës së lartë me të cilat përballen gjatë ushtrimit të detyrës. Kjo kërkesë u bë nga përfaqësuesit e SPAK, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Gjatë kësaj seance përfaqësuesit e SPAK prezantuan nevojat buxhetore për vitin 2027.
Drejtori i buxhetit në SPAK, Armand Shini deklaroi se psikologu institucional do të ofrojë mbështetje për stafin e BKH-së, por edhe do të ndihmojë në proceset hetimore. Më tej, ai shtoi se psikologu do të asistojë edhe në intervistat që do të bëjnë hetuesit e BKH, do të asistojë dëshmitarët e rrezikuar, por edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë. Do të shërbejë edhe për procesin hetimor.
“Psikologia institucionale është një kërkesë e shtuar, e cila është argumentuar me ndihmën që do të japë psikologu edhe për stafin e BKH-së, pasi stafi i BKH-së përballet me presione psikologjike, me kërcënime dhe ngarkesë të lartë që karakterizojnë natyrën e veprimtarisë hetimore. Psikologu do të asistojë edhe në intervistat që do të bëjnë hetuesit e BKH, do të asistojë dëshmitarët e rrezikuar, por edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë. Do të shërbejë edhe për procesin hetimor.”, tha Shini.
Nga ana tjetër, prokurori Alfred Shehu bëri të ditur se investimet janë planifikuar brenda tavaneve buxhetore të përcaktuara. Sipas tij, fondi do të përdoret për mobilje zyre, pajisje për ambientet mbështetëse, kasaforta dhe grirëse letrash.
“Nevojat për investime janë planifikuar brenda tavaneve buxhetore. Investimet kryesore kanë të bëjnë me 15 milionë lekë për pajisje zyre, të lidhura me shtimin e personelit dhe funksionalizimin e godinës së re. Investimi përfshin mobilje zyre, pajisje për ambiente mbështetëse, kasaforta dhe grirëse letrash”, tha nder te tjera Prokurori Shehu./Dosja.al
SPAK BKH
Aktualitet
10 November 2026, 13:26
G.M
Haki Çako
TIRANË- Shqipëria pritet të fuqizojë kapacitetet për përballimin e zjarreve me tre avionë të rinj, t...
Aktualitet
10 November 2026, 13:07
E.d
Nikoll Radaçi
TIRANA- Seanca e rradhës gjyqësorë për Nikoll Radaçin, 57-vjeçarin i cili aksidentoi për vdekje tr...
Aktualitet
10 November 2026, 12:31
G.M
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, është shprehur se lufta kundër krimit të o...
Aktualitet
10 November 2026, 12:28
E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, p...
Aktualitet
10 November 2026, 12:20
I.A
Protesta
TIRANË- Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin,...
Aktualitet
10 November 2026, 12:17
G.M
pamje
TIRANË- Policia e Shtetit do të ketë në fokus goditjen e organizatave kriminale që merren me kultivimin dhe trafikimin e kanabi...
Aktualitet
10 November 2026, 12:15
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i ka drejtuar një kërkesë institucioneve parlamentare për ndryshimin e...
Aktualitet
10 November 2026, 12:07
G.M
Përfaqësuesi
TIRANË- Guardia di Finanza ka rritur kontrollet ajrore në Shqipëri për identifikimin e parcelave të dyshuara m...
Aktualitet
10 November 2026, 11:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë ...
Aktualitet
10 November 2026, 11:58
G.M
Andrea Shllaku & Liburn Aliu
DURRËS- Andrea Shllaku është emëruar zyrtarisht në krye të Autoritetit Portual Durr&eum...