10 November 2026, 13:26
Nga G.M
Haki Çako
TIRANË- Shqipëria pritet të fuqizojë kapacitetet për përballimin e zjarreve me tre avionë të rinj, të cilët do ti bashkohen flotës ajrore në muajt në vijim. Lajmi u bë i ditur nga kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Mbrojtjes. Sipas tij, dy avionët e parë parashikohet të mbërrijnë në dhjetor, ndërsa i treti në mars të vitit 2027, pasi kontrata për blerjen e tyre është përmbyllur.
Gjatë fjalës së tij, Çako theksoi se falë kapaciteteve ekzistuese ajrore, Shqipëria nuk ka kërkuar ndihmë nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile gjatë vitit 2026. Ai përmendi në këtë kuadër tre helikopterët Cougar, dy Black Hawk dhe dy avionët Air Tractor. Ndërkohë, për vitin 2025, kreu i Emergjencave Civile bëri të ditur se vendi kishte përfituar mbështetjen e partnerëve evropianë me 22 mjete ajrore për shuarjen e zjarreve, ndihmë për të cilën Shqipëria kishte paguar.
Pjesë nga raportimi i Haki Çakos në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes:
Çako- Lidhur me flotën e helikopterëve, viti 2026 ka shënuar një nga arritjet operacionale më të suksesshme të shtetit shqiptar. Çfarë do të thotë? Në 2026 ne nuk kemi adresuar asnjë kërkesë pranë Qendrës së Koordinimit të Drejtorisë së Përgjithshme në Bruksel për ndihmë dhe mbështetje.
Kjo lidhet me gatishmërinë e flotës së helikopterëve që ne kemi në dispozicion, me 3 helikopterë Cougar dhe 2 Black Haëk dhe me 2 avionë Air Tractor që u vunë në dispozicion nga operatori përkatës dhe arritëm të menaxhonim në kohë reale të gjitha zjarret. Kontrata është mbyllur. 2 avionët, të cilët janë të destinuar posaçërisht mbi bazën e kontratës, vijnë në dhjetor dhe i treti vjen në mars. Kjo është mbyllja përfundimtare e flotës që në 2027 do të jetë në kapacitetin maksimal.
Në 2025 patëm një inspektim nga Brukseli për kërkesat e shtuara që ne patëm bërë, pasi në 2025 ne patëm një asistencë me 22 mjete ajrore të ardhura nga vendet partnere të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane. Në fund është një pjesë e kostos që qeveria shqiptare likuidon nga anëtarësimi në Mbrojtjen Civile Evropiane, por edhe një pjesë e operacionalitetit. Nuk ka asnjë gjë free./Dosja.al
haki çako
Aktualitet
10 November 2026, 13:07
E.d
Nikoll Radaçi
TIRANA- Seanca e rradhës gjyqësorë për Nikoll Radaçin, 57-vjeçarin i cili aksidentoi për vdekje tr...
Aktualitet
10 November 2026, 12:31
G.M
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, është shprehur se lufta kundër krimit të o...
Aktualitet
10 November 2026, 12:28
E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, p...
Aktualitet
10 November 2026, 12:20
I.A
Protesta
TIRANË- Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin,...
Aktualitet
10 November 2026, 12:17
G.M
pamje
TIRANË- Policia e Shtetit do të ketë në fokus goditjen e organizatave kriminale që merren me kultivimin dhe trafikimin e kanabi...
Aktualitet
10 November 2026, 12:15
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i ka drejtuar një kërkesë institucioneve parlamentare për ndryshimin e...
Aktualitet
10 November 2026, 12:07
G.M
Përfaqësuesi
TIRANË- Guardia di Finanza ka rritur kontrollet ajrore në Shqipëri për identifikimin e parcelave të dyshuara m...
Aktualitet
10 November 2026, 11:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë ...
Aktualitet
10 November 2026, 11:58
G.M
Andrea Shllaku & Liburn Aliu
DURRËS- Andrea Shllaku është emëruar zyrtarisht në krye të Autoritetit Portual Durr&eum...
Aktualitet
10 November 2026, 11:41
E.d
Ilir Beqaj
TIRANA- Ditën e sotme është paraqitur në GJKOO, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ku do të zhvillohet...