Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
“Lufta kundër kanabis duhet të vijojë"/ Hita: Do të godasim organizatat e drogës nga financuesit te trafikantët, në fokus edhe të miturit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, në një konferencë të përbashkët me përfaqësues të Guardia di Finanza-s italiane, bëri të ditur se gjatë vitit 2026 janë zhvilluar 31 operacione, ndërsa theksoi se synimi është goditja e të gjithë zinxhirit kriminal, nga financimi dhe kultivimi deri te shitja dhe trafikimi i drogës.
10 November 2026, 12:17Nga G.M
pamje
TIRANË- Policia e Shtetit do të ketë në fokus goditjen e organizatave kriminale që merren me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, në një konferencë të përbashkët me përfaqësues të Guardia di Finanza-s italiane, bëri të ditur se gjatë vitit 2026 janë zhvilluar 31 operacione, ndërsa theksoi se synimi është goditja e të gjithë zinxhirit kriminal, nga financimi dhe kultivimi deri te shitja dhe trafikimi i drogës. Në fjalën e tij, Hita nënvizoi se një prioritet i veçantë do të jetë parandalimi i përfshirjes së të miturve në aktivitetet kriminale, ndërsa policia do të intensifikojë përpjekjet gjatë muajve të fundit të këtij viti dhe përgjatë vitit 2027.
“Lufta kundër kanabis duhet të vijojë deri në goditjen e zinxhirit të shpërndarjes me qëllim që mos përfundojë tek të rinjtë. Fokusi gjatë dy muajve të fundit dhe vitit të ardhshëm do ta kemi tek parandalimi për të përfshirë të miturit në këtë veprimtari kriminale. Organizatën që po drejtoj do të thellojë rezultatet në luftën kundër kultivimit të kanabisit, duke goditur me forcën e ligjit çdo hallkë të kësaj veprimtarie kriminale, që nga financimi dhe kultivimi deri tek shitja dhe trafikimi. Garantoj qytetarët dhe partnerët tanë se policia, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, është e angazhuar maksimalisht për të goditur krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti”, deklaroi Hita./Dosja.al