Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Piloti italian i Mercedes siguroi titullin e parë botëror në moshën 20-vjeçare, duke u bërë kampioni më i ri në histori. Çmimi i Madh i Meksikës u fitua nga Max Verstappen, ndërsa Lewis Hamilton kompletoi podiumin.
MEKSIKE - Kimi Antonelli ka hyrë në historinë e Formula 1. Piloti italian i Mercedes është shpallur kampion bote, duke u bërë më i riu që fiton këtë titull në historinë e garave automobilistike. Arritja e tij u vulos me vendin e tretë në Çmimin e Madh të Meksikës, një garë kaotike që u fitua nga Max Verstappen.
Në moshën 20-vjeçare, Antonelli thyen rekordin e Sebastian Vettel, i cili ishte bërë kampion bote për herë të parë në vitin 2010, në moshën 23-vjeçare. Italiani bëhet kampioni i tretë i botës pas Verstappen dhe Lewis Hamilton, duke kurorëzuar një sezon historik me Mercedes.
Gara në Meksikë pati disa momente dramatike. Në xhiron e 46-të, flamuri i kuq ndërpreu përkohësisht garën pas incidentit të Valtteri Bottas, i cili humbi kontrollin e makinës për shkak të një problemi me pezullimin e përparmë të majtë. Fatmirësisht, piloti finlandez nuk pësoi dëmtime.
Pas rinisjes, Verstappen arriti të ruante epërsinë përballë sulmeve të Lewis Hamilton. Më vonë, makina e sigurisë u aktivizua pas kontaktit mes Oscar Piastri dhe rishtarit Arvid Lindblad. Holandezi menaxhoi pjesën e mbetur të garës dhe siguroi fitoren e tretë sezonale, pas sukseseve në Sepang dhe Singapor.
Antonelli zhvilloi një garë të matur, duke menaxhuar me kujdes strategjinë dhe ndalesën në bokse, të cilën e kreu në xhiron e 44-t. Në fund, ai u ngjit në podium përkrah Verstappen dhe Hamilton, duke festuar titullin që e vendos në një vend të veçantë në historinë e Formula 1.
Charles Leclerc e mbylli garën jashtë podiumit. Piloti i Ferrarit u penalizua me pesë sekonda pasi doli jashtë pistës në kthesën e katërt gjatë xhiros së parë, në një tentativë për të kaluar shokun e skuadrës, Hamilton. Britaniku u ankua në radio për vendimet e drejtimit të garës, duke pretenduar se po favorizohej Leclerc.
Lando Norris e përfundoi Çmimin e Madh në vendin e pestë, ndërsa George Russell u rendit i gjashti pas një gare të vështirë, ku mori edhe një penalizim prej dhjetë sekondash për kontaktin me Isaac Hadjar në xhiron e parë.
Meksika u kthye kështu në skenën e një prej momenteve më të mëdha të Formula 1: lindjen e një kampioni të ri, Kimi Antonellit, që në moshën vetëm 20-vjeçare siguron kurorën e botës.

B.T (Dosja.al)
ITALI - Sfida Como–Venezia u shoqërua me polemika për një 11-metërsh të akorduar dhe më pas të anuluar pas ndërhyr...
TURQI - Ernest Muçi po kalon një moment të shkëlqyer te Trabzonspor. Futbollisti shqiptar ishte vendimtar në fitoren 2-0 ndaj Gazian...
TIRANE - AF Elbasani ka siguruar një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Laçit. Miqtë kaluan të parët në avantazh n&eu...
VORE- Egnatia ka dalë triumfuese nga transferta ndaj Tiranës, duke fituar 1-2 në një përballje të luftuar, ku gjithçka...
GJERMANI - Çfarë mund t'i mungojë një futbollisti që sapo ka fituar Topin e Artë? Harry Kane e ka një përgjigje, madje...
FRANCE - Një dyshim për rrjedhje informacioni dhe manipulim të mundshëm të basteve ka vënë në lëvizje organizator&e...
FRANCE - “France Football” ka bërë publike të gjitha votat e 100 gazetarëve që përcaktuan renditjen përfundimtare...
ANGLI - Një sfidë me shumë histori dhe objektiva të rëndësishëm do të zhvillohet këtë të diel në Anf...
SHBA - Robert Lewandowski u bë protagonist në fitoren 4-2 të Chicago Fire ndaj Colorado Rapids, duke realizuar një gol të shkëlqye...
SPANJE - Hansi Flick u shfaq i kënaqur pas fitores së Barcelonës ndaj Alavés në javën e 11-të të La Ligës. Skuadr...