Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Sfida Como–Venezia u shoqërua me polemika për një 11-metërsh të akorduar dhe më pas të anuluar pas ndërhyrjes së VAR-it. Në qendër të vëmendjes përfundoi edhe gjyqtarja Maria Sole Ferrieri Caputi, ndaj së cilës u dëgjuan komente seksiste nga tribunat.
ITALI - Sfida Como–Venezia u shoqërua me polemika për një 11-metërsh të akorduar dhe më pas të anuluar pas ndërhyrjes së VAR-it. Në qendër të vëmendjes përfundoi edhe gjyqtarja Maria Sole Ferrieri Caputi, ndaj së cilës u dëgjuan komente seksiste nga tribunat.
Serie A është përfshirë nga polemikat për gjykimin, pas episodeve të diskutueshme në ndeshjen mes Comos dhe Venezias, e fituar 1-0 nga vendasit. Një penallti e akorduar fillimisht për miqtë u anulua pas rishikimit të pamjeve në VAR, ndërsa gjyqtarja Maria Sole Ferrieri Caputi u përball edhe me fyerje seksiste gjatë takimit.
Episodi i diskutueshëm ndodhi rreth minutës së 30-të, kur rezultati ishte ende 0-0. Pas një aksioni të Venezias, topi përfundoi në krahun e Luis Millës dhe arbitra akordoi penallti për prekje me dorë. Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it dhe rishikimit të pamjeve në monitor, vendimi u ndryshua, duke shkaktuar protesta nga lojtarët dhe stafi i skuadrës mike.
Vendimi ngjalli habi edhe për faktin se në tribunat e stadiumit ndodhej Daniele Orsato, përgjegjësi i arbitrave në Itali, i cili sipas raportimeve mediatike nuk e priti mirë vendimin për anulimin e penalltisë.
Trajneri i Comos, Cesc Fàbregas, pranoi pas ndeshjes se në përshtypjen e parë kishte menduar se ishte penallti e pastër. Edhe trajneri i Venezias, Davide Nicola, mbeti i pakënaqur me zhvillimin e episodit, duke vënë në pikëpyetje ndërhyrjen e VAR-it dhe kërkuar shpjegime nga autoritetet e arbitrimit. Por polemikat nuk u ndalën te vendimet e gjyqtarëve.
Gjatë transmetimit televiziv u dëgjuan edhe komente seksiste nga disa tifozë në drejtim të Ferrieri Caputit, me shprehje denigruese që lidhnin rolin e saj si arbitre me punët e shtëpisë dhe kuzhinën.
Një situatë e papranueshme që i shtoi edhe më shumë tensionet një ndeshjeje të shoqëruar nga polemika të forta. Në fund, Como fitoi 1-0 falë penalltisë së shndërruar në gol nga Lucas Da Cunha në pjesën e parë, ndërsa Venezia u largua me pretendime të forta për episodin e VAR-it.
B.T (Dosja.al)
TURQI - Ernest Muçi po kalon një moment të shkëlqyer te Trabzonspor. Futbollisti shqiptar ishte vendimtar në fitoren 2-0 ndaj Gazian...
TIRANE - AF Elbasani ka siguruar një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Laçit. Miqtë kaluan të parët në avantazh n&eu...
VORE- Egnatia ka dalë triumfuese nga transferta ndaj Tiranës, duke fituar 1-2 në një përballje të luftuar, ku gjithçka...
GJERMANI - Çfarë mund t'i mungojë një futbollisti që sapo ka fituar Topin e Artë? Harry Kane e ka një përgjigje, madje...
FRANCE - Një dyshim për rrjedhje informacioni dhe manipulim të mundshëm të basteve ka vënë në lëvizje organizator&e...
FRANCE - “France Football” ka bërë publike të gjitha votat e 100 gazetarëve që përcaktuan renditjen përfundimtare...
ANGLI - Një sfidë me shumë histori dhe objektiva të rëndësishëm do të zhvillohet këtë të diel në Anf...
SHBA - Robert Lewandowski u bë protagonist në fitoren 4-2 të Chicago Fire ndaj Colorado Rapids, duke realizuar një gol të shkëlqye...
SPANJE - Hansi Flick u shfaq i kënaqur pas fitores së Barcelonës ndaj Alavés në javën e 11-të të La Ligës. Skuadr...
ANGLI - Liverpooli investoi shifra marramendëse për Bradley Barcolan, Florian Wirtz dhe Alexander Isak, por muajt e parë në “Anfield&r...