Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
PAMJET/ Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, policia arreston 12 aktivistë
Siç shihet edhe në pamje, një grup protestuesish i kishin zënë pritën eskortës së kryeministrit përgjatë rrugës dhe në momentin që automjeti i tij kaloi, qëlluan me vezë në drejtim të tij.
14 November 2026, 11:17Nga E. D
GJIRI LALZIT- Policia ka arrestuar 12 aktivistë, pasi hodhën vezë në drejtim të automjetit të kryeministri Edi Rama. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune, teksa Lideri i qeverisë po shkonte drejt Gjirit të Lalzit, ku po zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste.
Siç shihet edhe në pamje, një grup protestuesish i kishin zënë pritën eskortës së kryeministrit përgjatë rrugës dhe në momentin që automjeti i tij kaloi, qëlluan me vezë në drejtim të tij.
Pas këtij momenti, protestuesit janë shoqëruar nga policia, ndërkohë ende nuk ka informacion të plotë mbi identitetin e tyre dhe akuzat konkrete që rëndojnë ndaj tyre.
Ngjarja vjen në një ditë kur vëmendja politike është përqendruar te Asambleja e PS-së, e cila po mbahet mes zhvillimeve dhe debateve të fundit brenda kampit socialist./Dosja.al