12 November 2026, 14:56
Nga G.M
foto ilustruese
FIER- Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dhe aktualisht drejtues i Spitalit Rajonal të qytetit, Arben Voja, është arrestuar në kuadër të një hetimi për tjetërsimin e paligjshëm të 44 mijë m² tokë shtetërore. Sipas hetimeve, prona dyshohet se i është kaluar një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik, duke përdorur dokumente të falsifikuara.
Veprimet e dyshuara lidhen me periudhën kur Voja ishte në krye të Kadastrës së Fierit, ndërsa për këtë çështje janë caktuar katër masa sigurie 'arrest në burg'. Mes personave nën hetim janë edhe një ish-jurist i Kadastrës, një hartografe dhe një notere, si dhe punonjës të tjerë të institucionit. Voja është ndaluar nga autoritetet dhe është marrë në pyetje nga dy prokurorë. Emri i tij është përfshirë edhe në një kallëzim të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në SPAK, në maj të vitit 2023, për dyshime mbi shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Në atë rast, dëmi i pretenduar ndaj shtetit vlerësohej në 9.5 milionë lekë. Gjithashtu, në dhjetor të vitit 2025, Prokuroria e Fierit e dërgoi Vojën dhe gjashtë ish-punonjës të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër për gjykim, nën dyshimet për shpërdorim detyre lidhur me dhënien e lejeve mjedisore dhe mosarkëtimin e tarifave përkatëse./Dosja.al
arben voja
Aktualitet
12 November 2026, 14:50
E.d
Shqiptari i ekzekutuar
BELGJIKA- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e shqiptarit Redjan Z., i cili u vra me...
Aktualitet
12 November 2026, 14:45
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Stuhia 'Charls', e cila ka përfshirë brigjet portugeze me reshje intensive dhe erëra të forta, po zhvendoset ...
Aktualitet
12 November 2026, 13:56
G.M
Plarent Ndreca
FIER- Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në ambientet e burgut të Fierit, ...
Aktualitet
12 November 2026, 13:55
I.A
Arben Voja
FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Prokurorisë së Fierit në Spitalin rajonal të qytetit. Burime pë...
Aktualitet
12 November 2026, 13:34
G.M
Pamje nga protesta në Tiranë
TIRANË- Protestat studentore në Tiranë vijojnë prej javësh të zhvillohen mes presion...
Aktualitet
12 November 2026, 13:19
I.A
Spitali i Fierit
FIER- Prokuroria e Fierit ka lëshuar urdhërarrest për drejtorin e Spitalit të Fierit. Në kuadër të disa he...
Aktualitet
12 November 2026, 13:12
G.M
Eric Wendt
TIRANË- Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, ka përcjellë një mesazh për të rinjtë, duke theks...
Aktualitet
12 November 2026, 13:02
E.d
Pamje
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshtoi ndryshimet e propozuara në paketën fiskale, duke paralajmëruar rritje të kosto...
Aktualitet
12 November 2026, 12:43
E.d
Foto ilustruse
KRUJË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një person dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi akuzohen p&...
Aktualitet
12 November 2026, 12:31
I.A
Chabad House
TIRANË- Chabad House janë qendra fetare dhe komunitare të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch, të cilat funksionojnë...