LIVE UPDATES
Aktualitet

Prodhuesit kundër paketës fiskale të Ramës: Rënia e fortë e euros ka goditur eksportuesit

Ai paraqiti edhe situatën e prodhimit vendas, duke theksuar se sektori po përballet me rënie të aktivitetit, zhvlerësimin e euros dhe rritje të kostove të prodhimit.

12 November 2026, 13:02 Nga E.d
Prodhuesit kundër paketës fiskale të Ramës: Rënia e
Pamje

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshtoi ndryshimet e propozuara në paketën fiskale, duke paralajmëruar rritje të kostove për bizneset, dobësim të konkurrueshmërisë dhe rrezikun e përshpejtimit të deindustrializimit të ekonomisë që ka nisur tashmë prej disa vitesh. Përfaqësuesit e prodhuesve paralajmëruan gjithashtu se ndryshimi i tatimit mbi dividendin mund të krijojë ngërç në shpërndarjen e fitimeve të akumuluara ndër vite.

Gjatë diskutimeve me grupet e interesit në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Arben Shkodra, përfaqësues i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, kritikoi mungesën e konsultimit me biznesin dhe kërkoi rishikimin e disa masave të paketës, veçanërisht ndryshimeve në TVSH dhe listës së produkteve ushqimore që do të përfitojnë normën e reduktuar prej 6%

“Ka munguar dialogu për këtë paketë fiskale dhe nuk është respektuar procesi i konsultimit publik, sipas dy ligjeve. I pari është ligji për konsultimin publik dhe i dyti është ligji për Këshillin Ekonomik Kombëtar, i cili ka ndër funksionet e tij diskutimin e përvitshëm të paketës fiskale me biznesin”, tha Shkodra.

Ai paraqiti edhe situatën e prodhimit vendas, duke theksuar se sektori po përballet me rënie të aktivitetit, zhvlerësimin e euros dhe rritje të kostove të prodhimit.

“Ne përfaqësojmë 8 mijë ndërmarrje dhe 120 mijë të punësuar. Për të tretin vit radhazi, jemi në rënie. Shqipëria ndodhet në fund të listës, edhe në krahasim me vendet e rajonit, sa i përket peshës së industrisë dhe nivelit të industrializimit në raport me vendet e Bashkimit Europian. Ne po shkojmë me hapa të shpejtë drejt deindustrializimit”, deklaroi Shkodra.

Sipas tij, rënia e fortë e euros ne kursin të këmbimit ka goditur veçanërisht eksportuesit, ndërsa kostot e prodhimit janë rritur për shkak të krizave të njëpasnjëshme, duke nisur nga pandemia, luftërat dhe shtrenjtimi i lëndëve të para.

Një tjetër shqetësim është barra administrative që shoqëron përafrimin me legjislacionin europian dhe detyrimet e reja për eksportuesit.

“Mekanizmi CBAM sapo ka nisur të zbatohet dhe përbën një taksë për një sërë industrish, si alumini dhe çeliku, të cilat tashmë kanë nisur të përballen me këtë detyrim kur eksportojnë në Bashkimin Europian. Edhe industri të tjera, përfshirë industrinë ushqimore, po përballen me kostot e integrimit”, tha Shkodra.

Përfaqësuesi i prodhuesve vlerësoi tërheqjen e qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17%, por solli nw vwmendje rritjen prej një pikë përqindjeje të TVSH-së.

“Na vjen mirë që qeveria reflektoi lidhur me propozimin për rritjen e tatimit mbi fitimin në 17%, duke vendosur ta mbajë normën në 15%. Megjithatë, pamë se është propozuar një rritje prej 1% për të gjitha produktet e shportës. TVSH-ja është një tatim që nuk rëndon mbi tregtarin, por transmetohet te konsumatori. Kjo masë do të sjellë një rritje të lehtë të çmimeve dhe asgjë tjetër”, u shpreh ai.

Lista e ushqimeve me TVSH 6%

Shkodra ngriti shqetësimin edhe për mungesën e konsultimit mbi listën e produkteve që do të përfitojnë normën e reduktuar të TVSH-së prej 6%.

“Ne e shohim me interes uljen e TVSH-së në 6% për ushqimet, edhe nga këndvështrimi i konsumatorit. Por paqartësia qëndron te shporta dhe lista e produkteve, e cila nuk u vendos asnjëherë në diskutim”, tha ai.

Sipas Shkodrës, Bashkimi i Prodhuesve ka parw njw listw tw prezumuar prej 54 produktesh, ku konstatohet mungesa e disa ushqimeve bazë.

“Nuk është përfshirë uji, i cili është pjesë e tryezës dhe shportës së familjeve. Mungojnë gjithashtu djathi dhe produktet e bulmetit. Në listë nuk është as gruri, i cili shërben si lëndë e parë për produkte të tjera, si buka dhe makaronat”, deklaroi ai.

Shkodra kërkoi që Komisioni t’i rekomandojë qeverisë zhvillimin e konsultimeve me prodhuesit përpara përcaktimit të listës përfundimtare të produkteve me TVSH të reduktuar.

Ngërç tek dividenti

Eduart Gjokutaj, u përqendrua te ndryshimet e propozuara për tatimin mbi dividendin, duke paralajmëruar se masa mund të krijojë ngërç në shpërndarjen e fitimeve të akumuluara ndër vite. Sipas përllogaritjeve të paraqitura prej tij, ndryshimi i tatimit mbi dividendin do të rriste barrën mbi fitimet e shpërndara dhe do të ulte shumën neto që përfitojnë aksionerët.

“Për dividendin kemi bërë një përllogaritje, sipas së cilës, për çdo 10 milionë lekë fitim para tatimit që shpërndahet si dividend, barra efektive tatimore rritet me 5.95 pikë përqindjeje. Barra totale që lidhet me fitimin e shpërndarë rritet me rreth 27%, ndërsa shuma neto që merr aksioneri ulet me 7.6%”, tha Gjokutaj.

Ai theksoi se ndryshimi i menjëhershëm prek edhe fitimet e akumuluara ndër vite, të cilat bizneset nuk i kanë shpërndarë ende.

“Kjo masë e menjëhershme prek të gjitha ato biznese që kanë fitime të pashpërndara ndër vite. Ekziston mundësia që këto fitime të mbeten në shoqëri, duke krijuar një ngërç, pasi bizneset do të marrin masa për të minimizuar ndikimin e ndryshimit tatimor. Duhet pasur parasysh se shumica e shoqërive tona janë me ortak të vetëm”, u shpreh ai.

Gjokutaj ngriti gjithashtu shqetësimin për ndikimin e ndryshimeve në TVSH mbi deklarimin e shitjeve nga bizneset e vogla.

“Nga analizat dhe simulimet që kemi bërë mbi të dhënat e bizneseve, rezulton se, edhe pse teorikisht mund të kemi një ulje prej 11.7%, ekziston rreziku që bizneset e vogla të orientohen drejt mosdeklarimit real të TVSH-së dhe të shitjeve”, deklaroi ai.

Sipas Gjokutajt, edhe rritja prej një pikë përqindjeje e TVSH-së duhet të vlerësohet në raport me ndikimin në të gjithë ekonominë dhe konkurrueshmërinë e bizneseve.

“Në pamje të parë duket një nivel i vogël, por është një barrë që do ta mbajë e gjithë ekonomia. Për më tepër, kjo masë propozohet në kushtet kur nuk kemi një analizë të ndikimit të saj mbi konkurrueshmërinë”, tha ai.

“Eksportet janë në një situatë shumë të vështirë dhe kjo kosto, sado e vogël të duket, në praktikë mund të shumëfishohet dy ose tri herë. Në rastin më të keq, kjo situatë mund të përdoret për të krijuar perceptimin se qeveria e bëri punën e saj, por biznesi nuk po bën të vetën”, përfundoi Gjokutaj./Monitor

Prodhuesit prodhues euro

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin