12 November 2026, 13:56
Nga G.M
Plarent Ndreca
FIER- Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në ambientet e burgut të Fierit, ku ka ngritur shqetësimin për mungesën e dokumentacionit mjekësor që lidhet me gjendjen shëndetësore të klientit të tij. Ndreca deklaroi se ende nuk ka marrë kopjet e grafisë dhe rezonancës për ti konsultuar me mjekë, duke e cilësuar situatën si absurde.
“Vazhdon saga e marrjes së dokumenteve mjekësorë. Është një situatë absurde. Unë akoma nuk kam marrë një kopje të grafisë dhe të rezonancës për ta konsultuar me mjekë. Unë nuk i jap dot shpjegim si një institucion nuk i jep informacion pacientit mbi atë se cfarë doktorët kanë konstatuar. Është një persekutim shëndetësor i pakuptueshëm dhe nuk di si do vijojmë. Kjo po sjell pasoja që nuk dimë si ti vlerësojmë përsa kohë nuk kemi aktet për të bërë vlerësimin mjekësor. Vazhdon të jetë në spital, i izoluar. Nuk takon askënd. Nuk flet me askënd. Nuk ka mundësi për të komunikuar me askënd. Kur Veliaj del në ajrim mbyllen qelitë e tjera sikur po del një personazh i rrezikshëm”, tha Ndreca.
I pyetur për kërkesën e Veliajt për të marrë pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste, avokati u shpreh se bëhet fjalë për një kërkesë legjitime të një anëtari të kësaj force politike. Ndërsa për kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, ai sqaroi se ajo lidhet me pretendimet e Veliajt për kërcënime të bëra nga kryeministri përmes ministrit të Drejtësisë, duke theksuar se parlamenti ka detyrimin kushtetues të ushtrojë kontroll mbi ekzekutivin.
“Është një kërkesë që i është drejtuar PS për të iniciuar një komision hetimor parlamentar për atë cfarë Veliaj e konsideron si kërcënime të bërë përmes ministrit të drejtësisë nga kryeministri. Është një detyrim kushtetues që parlamenti të bëjë kontroll parlamentar mbi ekzekutivin. Që nga momenti që u transferua nga Durrësi, kush janë shkaqet”, deklaroi Ndreca./Dosja.al
Plarent Ndreca erjon veliaj
Aktualitet
12 November 2026, 13:55
I.A
Arben Voja
FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Prokurorisë së Fierit në Spitalin rajonal të qytetit. Burime pë...
Aktualitet
12 November 2026, 13:34
G.M
Pamje nga protesta në Tiranë
TIRANË- Protestat studentore në Tiranë vijojnë prej javësh të zhvillohen mes presion...
Aktualitet
12 November 2026, 13:19
I.A
Spitali i Fierit
FIER- Prokuroria e Fierit ka lëshuar urdhërarrest për drejtorin e Spitalit të Fierit. Në kuadër të disa he...
Aktualitet
12 November 2026, 13:12
G.M
Eric Wendt
TIRANË- Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, ka përcjellë një mesazh për të rinjtë, duke theks...
Aktualitet
12 November 2026, 13:02
E.d
Pamje
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshtoi ndryshimet e propozuara në paketën fiskale, duke paralajmëruar rritje të kosto...
Aktualitet
12 November 2026, 12:43
E.d
Foto ilustruse
KRUJË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një person dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi akuzohen p&...
Aktualitet
12 November 2026, 12:31
I.A
Chabad House
TIRANË- Chabad House janë qendra fetare dhe komunitare të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch, të cilat funksionojnë...
Aktualitet
12 November 2026, 12:30
E.d
Pamje
PRIZREN- Shtatorja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Prizren wshtw rikthyer nw pamjen e saj të mëparshme...
Aktualitet
12 November 2026, 12:26
I.A
Rabinët
TIRANË- Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chaba...
Aktualitet
12 November 2026, 12:22
E.d
Mirjeta Zeka, Donjeta Pajazitaj, Diana Kastrati dhe Sebahate Morina.
Pesëmbëdhjetë vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, u ngrit aktakuza ...