22 November 2026, 14:00
Nga G.M
Igor Dodik, djali i Millorad Dodikut, është mandatari për formimin e qeverisë së re të Republikës Sërpska.
Presidenti i Republikës Sërpska, Savo Miniq, e ka mandatuar të dielën Igor Dodikun për formimin e qeverisë së re të këtij entiteti serb të Bosnje e Hercegovinës. Igor Dodik është djali i Millorad Dodikut, kryetarit të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD).
Në një deklaratë për media, Igor Dodik tha se është “i vetëdijshëm se do të duhet ta dëshmojë se e meriton besimin”. Ai vuri në plan të parë zhvillimin ekonomik dhe transparencën në punën e institucioneve.
“Do të punojmë në mënyrë transparente. Është e domosdoshme të rritet angazhimi në institucionet publike. Duhet të dihet se si shpenzohen paratë. Do të kërkoj menaxhim të përgjegjshëm dhe për lëshime do të duhet të mbahet përgjegjësi”, tha ai.
Duke folur për Bashkimin Evropian, ai tha se qëndrimi i tij ndaj BE-së do të varet nga shkalla e respektit që ky i fundit do të tregojë ndaj tyre. Ai përmendi edhe marrëdhëniet me pushtetin e ri në Serbi.
“Bashkëpunimi me Serbinë mike do të ketë një vend të veçantë në punën tonë të mëtejshme. Dëshiroj t’i vazhdojmë projektet e përbashkëta”, tha Dodik.
Ai theksoi se do të ketë “shumë sfida në planin e brendshëm dhe të jashtëm”, ndërsa shtoi se “paragjykimet nuk i interesojnë”. Igor Dodik ushtron funksionin e sekretarit organizativ të SNSD-së. Në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti, të mbajtura në fillim të tetorit, ai ishte bartës i listës së kësaj partie për Kuvendin Popullor të Republikës Sërpska.
Mandatarin e propozoi Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, partia që fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e përgjithshme në Bosnje e Hercegovinë, në fillim të tetorit. Para shpalljes së emrit të mandatarit, Miniq zhvilloi konsultime me SNSD-në, ndërsa dy ditë më parë ishte takuar edhe me partitë opozitare.
Çfarë tha Millorad Dodik dy ditë para shpalljes së emrit të mandatarit?
Millorad Dodik, në një konferencë për shtyp në Banjallukë më 20 nëntor, pa dashur të zbulojë emrin e tij, tha se kryesia e partisë kishte përcaktuar emrin e kandidatit për kryeministër.
“Kandidati për kryeministër është një person që pa dyshim gëzon mbështetjen unanime të SNSD-së. Ne, ashtu siç ka thënë edhe kandidati, pas zgjedhjeve do të dalim në terren. Kandidati i ka duart të lira për ta përbërë qeverinë. Ne e kuptojmë kohën që po vjen. Qeveria duhet të jetë profesionale, e re, efikase dhe e shpejtë, por, natyrisht, në të duhet të ketë edhe njerëz me më shumë përvojë”, tha ai.
Pasi presidenti i Republikës Sërpska ta propozojë kandidatin për kryeministër dhe formimin e Qeverisë së RS-së, afati kushtetues për zgjedhjen e qeverisë së re në Kuvendin Popullor është 40 ditë nga dita e propozimit të kandidatit./REL
Igor Dodik
Bota
22 November 2026, 13:37
G.M
COP31
TURQI- Negociatat në samitin e OKB-së për klimën, COP31, që po zhvillohet në Antalia të Turqisë, kanë hyr&e...
Bota
22 November 2026, 13:26
G.M
agjentët e ICE
SHBA- Guvernatori demokrat i shtetit të Uashingtonit, Bob Ferguson, ka kritikuar ashpër Shërbimin Amerikan të Imigraci...
Bota
22 November 2026, 12:19
G.M
Donald Trump
SHBA- Një propozim i ri i administratës së Donald Trump për t'i ofruar Ukrainës garanci kolektive sigurie, të ngjas...
Bota
22 November 2026, 12:16
G.M
pamje
GALAPAGOS- Reshjet e dendura të shiut, të lidhura me fenomenin klimatik El Niño, kanë shkaktuar përmbytje të rënda ...
Bota
22 November 2026, 11:16
G.M
Teherani është përballur shpesh me mungesa të energjisë elektrike dhe ndërprerje të rrymës, pavarësisht se zot&eum...
Bota
22 November 2026, 11:06
G.M
Bitcoin
SHBA- Tregu i kriptomonedhave është përfshirë nga luhatje të forta, ndërsa Bitcoin ka regjistruar rënien m&e...
Bota
22 November 2026, 09:32
G.M
Theresa May
BRITANI- Ish-kryeministrja britanike Theresa May ka kundërshtuar çdo përpjekje për të rihapur debatin mbi rikt...
Bota
22 November 2026, 09:24
G.M
Jeffrey Epstein
RUSI- Një hetim mbi aktivitetin ndërkombëtar të Jeffrey Epstein ka zbardhur lidhjet e financierit amerikan me Rusinë...
Bota
22 November 2026, 08:59
G.M
foto ilustruese
NIGERI- Të paktën 11 persona, mes tyre edhe fëmijë nën moshën pesë vjeç, janë vrarë...
Bota
22 November 2026, 08:46
G.M
pamje
UKRAINË- Dy linja të transmetimit të energjisë elektrike në një central bërthamor në Ukrainë kan&eum...