22 November 2026, 08:59
Nga G.M
foto ilustruese
NIGERI- Të paktën 11 persona, mes tyre edhe fëmijë nën moshën pesë vjeç, janë vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në një fshat në Nigerinë qendrore-perëndimore. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në fshatin Luman Baare, në rajonin Borgou, teksa banorët po përgatiteshin për lutjet e mëngjesit. Sulmuesit e armatosur hapën zjarr ndaj banorëve, duke vrarë edhe drejtuesin e komunitetit. Disa prej viktimave u qëlluan brenda xhamisë së fshatit.
Përveç vrasjeve, autorët rrëmbyen një numër banorësh, identiteti dhe vendndodhja e të cilëve mbeten ende të panjohura. Ata grabitën bagëtitë dhe dogjën shtëpi, dyqane dhe motoçikleta, duke shkaktuar dëme të mëdha në komunitet. Policia konfirmoi ngjarjen, por raportoi një numër më të ulët viktimash, duke bërë të ditur se pesë persona kishin humbur jetën.
Pas sulmit, situata u përshkallëzua më tej, pasi rojet lokale ndërmorën veprime hakmarrëse ndaj komuniteteve të barinjve të fisit Pele, në zonat përreth Wawa dhe Gandhi Oil. Nga këto përplasje raportohet për viktima të tjera, por numri i tyre nuk është bërë ende i ditur. Dhuna në këtë pjesë të Nigerisë lidhet prej vitesh me konfliktet mes fermerëve dhe barinjve për kontrollin e tokës, burimeve ujore dhe bagëtive, ndërsa sulmet dhe rrëmbimet për shpërblim vijojnë të mbeten një problem serioz i sigurisë në vend./Dosja.al
masaker ne nigeri
Bota
22 November 2026, 08:46
G.M
pamje
UKRAINË- Dy linja të transmetimit të energjisë elektrike në një central bërthamor në Ukrainë kan&eum...
Bota
22 November 2026, 08:38
G.M
foto ilustruese
PORTUGALI- Përdorimi i shpeshtë i telefonit celular nga prindërit, veçanërisht jashtë orarit të pu...
Bota
22 November 2026, 08:34
G.M
pamje
GAZA- Katër palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, mes tyre tre persona që ndodheshin ...
Bota
22 November 2026, 08:06
G.M
Orë të tëra pritjeje, frustrim në rritje dhe ministra që po largohen nga konferenca: përpjekjet për të arritur një...
Bota
22 November 2026, 08:04
G.M
Gadi Eisenkot
IZRAEL- Politika izraelite ka hyrë në një fazë të re negociatash pas zgjedhjeve parlamentare të fundit t&e...
Bota
22 November 2026, 08:00
G.M
pamje
MEKSIKË- Një operacion i madh i forcave speciale meksikane kundër një prej organizatave më të fuqishme të trafikut t&...
Bota
22 November 2026, 07:55
G.M
Fordow
SHBA- Pas 15 vitesh përgatitjesh, ndryshimesh të minutës së fundit dhe 37 orësh fluturim pa ndërprerje, pilotë...
Bota
22 November 2026, 07:50
G.M
Emmanuel Macron
FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron po shqyrton mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës për të vendo...
Bota
22 November 2026, 07:48
G.M
Foto ilustruese
GUATEMALË- Një trafikant i dyshuar meksikan i drogës, i kërkuar nga autoritetet amerikane për lidhje me një orga...
Bota
22 November 2026, 07:42
G.M
pamje
INDONEZI- Një zjarr masiv ka përfshirë një fabrikë ëmbëlsirash në Indonezi, duke shkaktuar të pakt&e...