LIVE UPDATES
Bota

Irani do ta nisë kufizimin e furnizimit me rrymë, teksa bota pret lëvizjen e radhës nga Trumpi

Kjo ndodh vetëm pak ditë pasi autoritetet iraniane nisën zbatimin e masave për menaxhimin e blerjes së bukës, për shkak të mungesave.

22 November 2026, 11:16 Nga G.M
Irani do ta nisë kufizimin e furnizimit me rrymë, teksa bota pret
Teherani është përballur shpesh me mungesa të energjisë elektrike dhe ndërprerje të rrymës, pavarësisht se zotëron rezerva të mëdha të naftës dhe gazit.

 

Për shkak të pasigurisë për hapin e ardhshëm të presidentit amerikan, Donald Trump – nëse do të vazhdojë me bisedime apo do të urdhërojë sulme të reja – Irani do të nisë nga 22 nëntori kufizimin e furnizimit me energji elektrike. Kjo ndodh vetëm pak ditë pasi autoritetet iraniane nisën zbatimin e masave për menaxhimin e blerjes së bukës, për shkak të mungesave.

“Duke pasur parasysh gjendjen e furnizimit të vendit me karburante, sektori i energjisë elektrike do të detyrohet të vendosë kufizime në shpërndarjen e rrymës nga e diela”, tha më 21 nëntor për televizionin shtetëror Mohammad Allahdad, drejtues i kompanisë kombëtare të energjisë elektrike në Iran.

Sipas Allahdadit, ndërprerjet e energjisë pritet të zgjasin deri në dy orë në ditë, varësisht nga zona. Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, tha se sulmet amerikane dhe izraelite ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit, që nisën në fund të shkurtit, i kanë përkeqësuar problemet me furnizimin me energji, pikërisht në prag të muajve të ftohtë.

“Sulmet ndaj infrastrukturës së gazit të vendit e kanë përkeqësuar situatën, prandaj duhet të presim vështirësi këtë dimër”, tha Pezeshkian, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, ISNA.

Pavarësisht se Irani zotëron disa nga rezervat më të mëdha të naftës dhe gazit në botë, ai prej kohësh përballet me vështirësi për t’i përmbushur kërkesën e brendshme për energji. Kjo gjendje rëndohet nga rrjeti i vjetruar elektrik, në të cilin nuk është investuar për vite me radhë, si dhe nga sanksionet perëndimore.

Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë nisur ta kufizojnë sasinë e bukës së subvencionuar që mund të blejnë familjet në të paktën tri provinca. Pasi ta shpenzojnë kuotën mujore, konsumatorët duhet ta paguajnë bukën me një çmim rreth pesë herë më të lartë. Zyrtarët kanë dhënë versione kontradiktore për atë që po ndodh, ndërsa masa ka nxitur kritika nga ekonomistët, madje edhe nga mediat e linjës së ashpër.

Skema e Ministrisë së Brendshme, e quajtur “menaxhimi i blerjes së bukës”, është aktivizuar përmes lexuesve të kartelave në furrat e bukës në provincat Markazi, Khuzestan dhe Zanjan. Sipas raportimeve të mediave iraniane më 18 nëntor, masa hyri në fuqi pa ndonjë njoftim publik dhe as furrtarët, as konsumatorët nuk ishin informuar paraprakisht.

Marrëveshje “e përhershme” me “grupin e tretë”

Në frontin diplomatik, Trumpi i tha televizionit Fox News se dëshiron të arrijë një marrëveshje “të përhershme” me Teheranin, të cilën nuk do të mundë ta shfuqizonte asnjë president i ardhshëm amerikan. Trumpi tha se, pas eliminimit të dy grupeve të udhëheqësve iranianë nga sulmet ajrore amerikane dhe izraelite, tani po negocion me një “grup të tretë” udhëheqësish, të cilët, sipas tij, ka gjasa të jenë më të arsyeshëm se paraardhësit e tyre.

Në një intervistë për Fox News më 21 nëntor, Trumpi tha se ndryshimi i regjimit nuk ka qenë asnjëherë shqetësimi i tij kryesor, madje as pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei, dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë në ditët e para të sulmeve ajrore.

“Disa njerëz flasin për ndryshimin e regjimit, por duhet të shpjegojnë se çfarë nënkuptojnë me këtë, sepse unë tashmë kam eliminuar dy regjime. Eliminova grupin e parë, pastaj edhe të dytin. Tani po merremi me grupin e tretë”, tha ai.

Në një intervistë telefonike për televizionin izraelit News 12, Trumpi tha se “nuk po ngutet” të marrë ndonjë vendim për Iranin.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë pas fillimit të vitit të ri”, tha ai.

Një javë më parë, Trumpi kishte thënë se ishte “mjaft e pamundur” që të urdhëronte sulme të reja ndaj Iranit, përderisa negociatat po vazhdonin. Megjithatë, disa media, duke cituar burime, kanë raportuar se presidenti mund ta rishqyrtojë këtë mundësi.

Televizioni CBS, duke iu referuar burimeve, raportoi se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve të reja ndaj Iranit, pasi negociatat e ndërmjetësuara për muaj të tërë nga Katari dhe Omani nuk kanë sjellë përparim.

Lufta me Iranin u konsiderua nga shumë vëzhgues si një nga faktorët kryesorë që ndikuan në humbjen e thellë të Partisë Republikane në zgjedhjet e fundit afatmesme në SHBA.

Tani që këto zgjedhje kanë përfunduar, mbetet e paqartë nëse Trumpi do ta shfrytëzojë këtë moment për të urdhëruar sulme të reja apo do të përmbahet nga veprimet ushtarake, duke pasur parasysh se konflikti është jopopullor në mesin e publikut amerikan./REL

Ministri i Jashtëm iranian

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin