24 November 2026, 20:00
Nga E.M

BRITANI- Policia britanike është vënë nën hetim të një “substance të panjohur”, e cila shkaktoi evakuimin masiv të koncertit të reperit Don Toliver në Mançester, ndërsa ka deklaruar se substanca mund të ketë lidhje me një seri grabitjesh dhe vjedhjesh bizhuterish. Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje në arenën Co-op Live, ku më shumë se 12 mijë persona u detyruan të largoheshin nga ambientet e koncertit të reperit Don Toliver.
Sipas autoriteteve, 88 persona morën ndihmë mjekësore në vendngjarje, ndërsa një tjetër u transportua në Spitalin Mbretëror të Mançesterit për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm. Në një njoftim të publikuar të martën, Policia e Mançesterit të Madh bëri të ditur se hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që incidenti me substancën e panjohur të jetë përdorur për të krijuar konfuzion dhe për të lehtësuar grabitjet gjatë koncertit.
Ndihmës Shefi i Policisë, Tom Harding, u shpreh se pamjet e incidentit mund të rikthejnë kujtimet e sulmit terrorist të vitit 2017 në Mançester, por theksoi se deri më tani nuk ka të dhëna që ngjarja të ketë të njëjtën natyrë apo motiv.
“Fatmirësisht, nuk kemi të bëjmë me një incident të kësaj natyre apo me një motiv kaq shkatërrues. Bazuar në informacionin që kemi aktualisht, nuk ka ndonjë rrezik më të gjerë dhe të vazhdueshëm për publikun”, deklaroi Harding.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë spektatorë që kolliten dhe mbulojnë gojën teksa largohen me nxitim nga arena. Fillimisht, policia dyshoi për praninë e gazit lotsjellës, por më pas e përshkroi lëndën si një “substancë të panjohur”. Pas incidentit, reperi Don Toliver shtyu koncertin e planifikuar në O2 Arena të Londrës, ndërsa disa fansa i përshkruan pamjet nga Mançesteri si skena tepër shqetësuese.
Nga ana e saj, drejtuesit e arenës Co-op Live e cilësuan ngjarjen si një “incident në turmë” dhe deklaruan se po bashkëpunojnë me policinë për të përcaktuar shkakun dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme. Hetimet për vjedhjet e dyshuara dhe vendosjen e substancës vijojnë ndërsa deri më tani nuk janë raportuar arrestime./Dosja.al
Don Toliver
Bota
24 November 2026, 20:00
E.d
Parastou Ahmadi
IRAN- Këngëtarja iraniane Parastou Ahmadi, 29 vjeçe është dënuar me 74 goditje me kamxhik, pasi performoi n&eu...
Bota
24 November 2026, 19:32
E.M
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka paralajmëruar 11 shtete anëtare se rrezikojnë të shkelin rregullat e shpenzimeve të Bashkimit Evropian,...
Bota
24 November 2026, 19:26
E.d
Pamje
JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit kanë goditur për herë të dytë brenda një jave qiellgërvishtësin m&eum...
Bota
24 November 2026, 19:24
E.M
SHBA- Drejtuesi i Space-X dhe Teslas, Elon Musk, i është drejtuar Gjykatës Federale të Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amer...
Bota
24 November 2026, 19:02
E.M
TURQI- Një alarm sigurie është dhënë pasditen e kësaj të marte në Eskisehir të Turqisë, pasi një helikop...
Bota
24 November 2026, 19:00
G.M
El Niño
BRITANI- Britania e Madhe mund të përballet me një dimër të vështirë, pasi fenomeni klimatik El Ni&nt...
Bota
24 November 2026, 18:52
G.M
pamje
KOLUMBI- Një situatë e rëndë është regjistruar në qytetin turistik të Kartagjenës në Kolumbi, ku disa ...
Bota
24 November 2026, 18:39
G.M
Patriot
GJERMANI- Gjermania po forcon kapacitetet e saj mbrojtëse përmes një investimi që tejkalon 4 miliardë euro, me fokus blerjen ...
Bota
24 November 2026, 18:33
G.M
foto ilustruese
SHBA- Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin për një rritje të mundshme të infektimeve të reja me ...
Bota
24 November 2026, 18:19
E.M
SHBA- Fragmentet e reja të zbuluara nga ditari privat i Papa Françesku pretendoi se e kishte parë djallin tri herë gjatë jetës ...