31 May 2026, 09:55
Nga Ambrozia Meta
Ambrozia Meta
Dje, papritur, opinioni publik në Shqipëri u zgjua nga gjumi i thellë dhe u kujtua se në këtë vend po shkatërrohen zonat e mbrojtura. Në fakt, ajo që duket se nisi me vendosjen e një gardhi me tela me gjemba në Zvërnec, ka filluar më shumë se dy vite më parë, kur New York Times njoftoi se vajza dhe dhëndri i Donald Trump do të investonin në zonën e Zvërnecit dhe Sazanit.
Teksa opozita heshte për investimet, me shpresën se lëvizja MAGA do t’i sillte në pushtet, Edi Rama, përmes disa deputetëve anonimë, përgatiti ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, duke i hapur rrugë ndërtimeve në këto zona, pa asnjë kriter. Synimi ishte i qartë: të krijohej shtegu për buldozerët që, dy vite më vonë, do të hynin në Zvërnec.
Por ndërsa nuk guxonte të kritikonte hapur investimet e familjes Trump, Partia Demokratike bëri një hap duke e dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese, bashkë me dy organizata të mbrojtjes së mjedisit. Në korrik të vitit 2025, kur shumë prej këtyre përfaqësuesve të showbiz-it që sot janë të shokuara nga ajo që po i bëhet natyrës, shtriheshin në resorte “all inclusive”, Gjykata Kushtetuese, me argumente qesharake, e la ligjin në fuqi, duke u dhënë mundësi gangsterëve që tërheqin njerëzit zvarrë, të vendosin gardhin me tela me gjemba që sot po prodhon zemërim popullor.
Indinjata juaj është plotësisht legjitime, por e ardhur me vonesë, sepse të gjitha këto kanë ndodhur para syve tuaj. Protesta duhej të kishte ndodhur në Kuvend, kur u miratua ligji; para Gjykatës Kushtetuese, kur kjo gjykatë shkeli Kushtetutën për të cilën ekziston dhe gjatë shëtitjeve të Ivankës në Zvërnec, kur, në vend që t’i zinit rrugën, shkruanit çfarë ushqimesh hëngri gjatë vizitës së saj në Shqipëri.
ambrozia meta zverneci
Insights
30 May 2026, 16:33
Izmir Akulli
Izmir Akulli
Protesta e qytetarëve dhe banorëve të Vlorës ditën e sotme në Zvërnec nisi me pamjet më tronditë...
Insights
22 May 2026, 10:56
Jona Dividi
Vila 31
Artistët dhe krijuesit në Shqipëri, prej vitesh flasin për mungesën e galerive, studiove, rezidencave artistike dhe politi...
Insights
21 May 2026, 20:48
Altin Hazizaj
Dymbëdhjetë vite më parë, në një 17 Maj të ftohtë dhe nën një shi të rrëmbyeshëm, diçk...
Insights
20 May 2026, 14:01
Agim Nesho
Ministri Hoxha më përpara duhet të jepte dorëheqjen, sesa të largonte Ambasadorin Meidani që u prononcua për një c&eum...
Insights
14 May 2026, 09:05
Jetmira Sula
Jetmira Sula
Një reflektim nga përvoja në drejtimin e burgut të grave mbi drejtësinë, përgjegjësinë dhe nevoj&...
Insights
11 May 2026, 11:57
Ditmir Bushati
Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzicioni dhe transformimi të thellë gjeopolitik, ku normat e rendit të...
Insights
8 May 2026, 21:20
Izmir Akulli
Izmir Akulli
Sot duhet të ishte një ditë e zakonshme seance gjyqësore në Gjykatën Administrative. Por jo. Erion Veliaj arriti...
Insights
6 May 2026, 21:24
Klodian Tomorri
Dionis Teqja, pronari i Megatekut ka bere nje padi kunder nje numri te madh portalesh ne Shqiperi, ku kerkon heqjen e nje lajmi dhe gjobitjen me 500 mije euro...
Insights
4 May 2026, 09:03
Klodian Tomorri
Klodian Tomorri
60 vjec. Rri gjithe diten duke pire raki. Pastaj xhiron gomat dhe ecen si lac me shpejtesi neper lagje. Hajde te ishte ndonje 20 vjecar se ...
Insights
27 April 2026, 20:54
Ermal Mulosmani
Ermal Mulosmani
Pamjet e Ilir Metës në gjyq sot ishin makabre. Një fytyrë e zbehtë me një ngjyrë kufome, jepte të k...