Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
Integrimi, Rama nga Brukseli: Shqipëria po përmbush kriteret e BE-së(VIDEO)
Gjatë fjalës së tij në Forumin e II-të të Zgjerimit të BE-së, në Bruksel, Rama u ndal te kriteret dhe standardet që duhet të përmbushin Shqipëria dhe Mali i Zi.
16 November 2026, 15:10Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë si një proces gjithnjë e më kërkues për vendet kandidate. Gjatë fjalës së tij në Forumin e II-të të Zgjerimit të BE-së, në Bruksel, Rama u ndal te kriteret dhe standardet që duhet të përmbushin Shqipëria dhe Mali i Zi. Sipas tij, vendet kandidate po zbatojnë rregullat e anëtarësimit edhe përpara se të bëhen pjesë e unionit.
“Ka një mit, sepse kushdo që është në këtë ndërtesë nga ana e komisionit, mund të thotë se ky proces është më shumë kërkues nga sa ka qenë me vendet që tashmë janë anëtarë. Çdo vend që vjen më pas ka një proces akoma më të vështirë, që duhet të përmbushë. Sepse ‘torturuesit’, i sofistikojnë ‘torturat’ e tyre. Nëse sot shihni Malin e Zi apo Shqipërinë, ne kemi bërë shumë më tepër se sa kanë bërë ata para anëtarësimit. Komisioni në çdo hap na ka kërkuar të përmbushim ato rregulla që ne do i zbatojmë kur të hyjmë. Pra ne po zbatojmë rregullat e meritës ende pa patur shansin për të qenë në të njëjtën dhomë me nusen”, tha Rama./Dosja.al