1 November 2026, 18:26
Nga E.d
Foto ilustruse
SHBA- Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit po vijojnë në Doha të Katarit, ku negociatorët iranianë kanë zhvilluar ditën e tretë të konsultimeve me ndërmjetësit katarianë.
Bisedimet synojnë arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës dhe shmangien e rifillimit të përplasjeve ushtarake, në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur kërcënimet për sulme të reja ndaj Iranit.
Trump ka paralajmëruar se SHBA-ja mund të godasë sërish objektiva iraniane, duke deklaruar se një operacion i tillë mund të realizohet brenda pak minutash.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi gjatë qëndrimit në Doha se Teherani është i përgatitur si për mbrojtje, ashtu edhe për diplomaci. Ai konfirmoi se konsultimet për një propozim të ri janë në zhvillim, por ende nuk është arritur një rezultat përfundimtar.
Në qendër të diskutimeve është edhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit, për të cilën Katari dhe Irani kanë paraqitur një propozim që parashikon mundësinë e rikthimit të qarkullimit brenda dy ditësh, nëse arrihet një marrëveshje me Uashingtonin.
Megjithatë, Teherani e ka kushtëzuar këtë hap me respektimin e armëpushimit në rajon, lirimin e aseteve të ngrira iraniane jashtë vendit, heqjen e sanksioneve ndaj sektorit të naftës dhe përfundimin e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane.
Ministri Araghchi ka bërë të qartë se Irani nuk e sheh aktualisht të nevojshme zhvillimin e negociatave të drejtpërdrejta me amerikanët, duke theksuar se çdo vendim për këtë çështje do të merret vetëm nëse Uashingtoni pranon kushtet e Teheranit.
Ndërkohë, udhëheqësi suprem iranian, Mojtaba Khamenei, ka urdhëruar forcat e armatosura të jenë të përgatitura për çdo skenar, ndërsa ushtria iraniane ka njoftuar se po forcon gatishmërinë e saj ushtarake.
Nga ana amerikane, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Trump ende nuk ka marrë një vendim për rifillimin e sulmeve dhe se preferon një zgjidhje diplomatike të konfliktit.
Kështu, ndërsa negociatat në Katar vijojnë, kërcënimet e ndërsjella dhe kushtet e vendosura nga palët mbajnë të larta tensionet për një konflikt të ri në rajon./Dosja.al
shba iran izrael
Bota
1 November 2026, 17:50
E.d
Pamje
RUSI- Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë ka arrestuar një të mitur, i dyshuar për përgatitjen e një...
Bota
1 November 2026, 16:43
E.d
Pamje
GAZA- Tetë persona, mes tyre një fëmijë dhe pesë efektivë të policisë palestineze, kanë humbur jet&eu...
Bota
1 November 2026, 16:12
E.d
Foto ilustruse
MAL I ZI- Mali i Zi ka ndryshuar rregullat e hyrjes për qytetarët rusë, duke i dhënë fund regjimit të udhëti...
Bota
1 November 2026, 16:02
E.d
Pamje
FINLANDA- Një eksperiencë 10-ditore, me të gjitha shpenzimet e mbuluara, do të bashkojë 16 persona nga vende të ndryshme t...
Bota
1 November 2026, 15:50
E.d
Sergey Brin, Elon Musk dhe Jeff Bezos
SHBA- Tetë nga dhjetë njerëzit më të pasur në planet kanë humbur pasuri gjatë mu...
Bota
1 November 2026, 15:03
E.d
Marko Kriçak
SERBI- Një zyrtar i lartë i policisë serbe është arrestuar nën dyshimet për shpërdorim detyre, n&e...
Bota
1 November 2026, 14:25
G.M
Vladimir Putin
RUSI- Kremlini ka lënë të hapur mundësinë e një komunikimi të drejtpërdrejtë mes presidentit rus V...
Bota
1 November 2026, 14:20
G.M
foto ilustruese
IRAN- Irani ka dërguar një paralajmërim të fortë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Donald Trump,...
Bota
1 November 2026, 14:15
G.M
Pamjet të publikuara më 1 nëntor nga rajoni rus i Nizhni Novgorodit tregojnë rafinerinë e kompanisë Lukoil në flakë, pa...
Bota
1 November 2026, 13:22
G.M
pamje
NEPAL- Një zjarr i fuqishëm përfshiu një hotel në fshatin Dingboche të Nepalit, përgjatë itinerarit të...