Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Vendimi i Podgoricës ka sjellë reagimin e Moskës, e cila ka paralajmëruar vendosjen e kufizimeve të ngjashme për qytetarët malazezë.
MAL I ZI- Mali i Zi ka ndryshuar rregullat e hyrjes për qytetarët rusë, duke i dhënë fund regjimit të udhëtimit pa viza që ishte në fuqi prej vitit 2008. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 nëntor 2026 dhe është pjesë e përpjekjeve të Podgoricës për të harmonizuar politikën e saj të vizave me standardet e Bashkimit Evropian, në kuadër të objektivit për anëtarësimin në BE në vitin 2028.
Sipas rregullave të reja, qytetarët rusë që dëshirojnë të vizitojnë Malin e Zi duhet të pajisen paraprakisht me vizë. Tarifa për të rriturit është 35 euro, ndërsa për fëmijët nën moshën 14 vjeç është 17.50 euro. Aplikimet mund të dorëzohen pranë qendrave të vizave VFS Global në nëntë qytete të Rusisë, si dhe në Ambasadën e Malit të Zi në Moskë. Koha e shqyrtimit të dokumentacionit parashikohet të jetë nga dy deri në tre javë.
Megjithatë, ka edhe përjashtime nga ky detyrim. Shtetasit rusë që disponojnë një vizë të vlefshme Shengen ose dokumente të tjera udhëtimi të njohura nga autoritetet malazeze do të mund të hyjnë në Malin e Zi pa pasur nevojë për një vizë të posaçme të këtij shteti.
Vendimi i Podgoricës ka sjellë reagimin e Moskës, e cila ka paralajmëruar vendosjen e kufizimeve të ngjashme për qytetarët malazezë. Sipas masave të njoftuara, nga 30 dhjetori 2026, edhe shtetasit e Malit të Zi do të duhet të pajisen me vizë për të udhëtuar drejt Rusisë.
Kështu, pas më shumë se 18 vitesh lëvizjeje pa viza mes dy vendeve, regjimi i udhëtimit ndryshon për të dyja palët. Për Malin e Zi, ky vendim përbën një tjetër hap në përafrimin e politikave me Bashkimin Evropian, ndërsa për qytetarët rusë dhe malazezë nënkupton procedura të reja dhe më shumë dokumentacion për udhëtimet mes dy shteteve./Dosja.al
Pamje FINLANDA- Një eksperiencë 10-ditore, me të gjitha shpenzimet e mbuluara, do të bashkojë 16 persona nga vende të ndryshme t...
Sergey Brin, Elon Musk dhe Jeff Bezos SHBA- Tetë nga dhjetë njerëzit më të pasur në planet kanë humbur pasuri gjatë mu...
Marko Kriçak SERBI- Një zyrtar i lartë i policisë serbe është arrestuar nën dyshimet për shpërdorim detyre, n&e...
Vladimir Putin RUSI- Kremlini ka lënë të hapur mundësinë e një komunikimi të drejtpërdrejtë mes presidentit rus V...
foto ilustruese IRAN- Irani ka dërguar një paralajmërim të fortë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Donald Trump,...
Pamjet të publikuara më 1 nëntor nga rajoni rus i Nizhni Novgorodit tregojnë rafinerinë e kompanisë Lukoil në flakë, pa...
pamje NEPAL- Një zjarr i fuqishëm përfshiu një hotel në fshatin Dingboche të Nepalit, përgjatë itinerarit të...
Aleksandar Vuçiç dhe Viktor Orban SERBI- Ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiç priti sot në Beograd ish-kryeministrin hungarez...
Qytetarët e mbledhur mbajnë 16 minuta heshtje në tubimin përkujtimor para stacionit hekurudhor në Novi Sad, 1 nëntor 2026.  ...
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se nuk njohin asnjë të burgosur politik që është liruar nga trajtimi i detyruesh&...