LIVE UPDATES
Bota

Sulmet ruse lënë pa rrymë disa rajone në Ukrainë teksa Moska raporton sulm me dronë në Nizhni Novgorod

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Moskën për sulme ndaj infrastrukturës në katër rajone të Ukrainës, duke lënë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike.

1 November 2026, 14:15 Nga G.M
Sulmet ruse lënë pa rrymë disa rajone në Ukrainë teksa
Pamjet të publikuara më 1 nëntor nga rajoni rus i Nizhni Novgorodit tregojnë rafinerinë e kompanisë Lukoil në flakë, pas një “sulmi masiv me dronë”.

 

Autoritetet ruse thanë se më shumë se 100 dronë u shkatërruan gjatë një sulmi masiv gjatë natës në rajonin e Nizhni Novgorodit, më 1 nëntor. Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Moskën për sulme ndaj infrastrukturës në katër rajone të Ukrainës, duke lënë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike.

Njoftimi nga Rusia erdhi më pak se 24 orë pasi ushtria ukrainase tha se kishte shënjestruar ndërmarrjen shtetërore ruse të industrisë kimike dhe të mbrojtjes, Kombinati Kamenski, në rajonin e Rostovit. Zelenskyy konfirmoi më 1 nëntor se sulmi kishte shkaktuar dëme në vlerë prej dhjetëra miliona dollarësh.

Guvernatori i rajonit rus të Nizhni Novgorodit, Gleb Nikitin, tha se një “ndërmarrje industriale” në distriktin Kstovo ishte goditur nga një “sulm masiv me dronë” më 1 nëntor, duke shkaktuar “dëme të konsiderueshme”. Mediat ukrainase raportuan se sulmi kishte goditur rafinerinë e kompanisë Lukoil në Kstovo, si dhe termocentralin e kombinuar për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes në Novogorkovskaia.

Nikitin tha se gjatë sulmit të natës ishin shkatërruar më shumë se 100 dronë, duke shtuar se deri atëherë nuk ishte raportuar për viktima. Zelensky tha më 1 nëntor se Rusia kishte sulmuar gjatë natës infrastrukturën energjetike në katër rajone të Ukrainës, duke lënë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike.

“Vetëm gjatë kësaj nate, sektori ynë energjetik në katër rajone u vu nën sulmet ruse: Dnipro, Vinitsia, Zhitomir dhe Hmelnitski. Bëhet fjalë për nënstacione, transformatorë dhe linja të energjisë elektrike që furnizojnë me rrymë shtëpitë e qytetarëve tanë”, shkroi ai në Telegram.

“Ekipet e riparimit po punojnë gjithandej. Deri tani, qindra mijëra familje vazhdojnë të jenë pa energji elektrike”, tha ai.

Zelensky shtoi se vetëm gjatë kësaj jave Rusia kishte lëshuar drejt Ukrainës 1.940 dronë sulmues, më shumë se 1.580 bomba të telekomanduara ajrore dhe 44 raketa të llojeve të ndryshme, prej të cilave 36 balistike.

“Intensiteti i sulmeve është shumë i lartë dhe rusët po përpiqen të përfitojnë sa më shumë nga mungesa e raketave kundër raketave balistike”, shtoi ai.

Në një njoftim, ushtria ukrainase tha se forcat ruse e sulmuan vendin me 433 dronë më 1 nëntor. Sipas saj, dronët ishin lëshuar nga Orioli dhe Shatalovo në Rusi, si dhe nga rajoni i Donjeckut, i pushtuar nga Rusia. Deri atëherë nuk kishte pasur njoftime për viktima. Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 371 dronë rusë, shtoi ushtria.

Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj zonave të banuara dhe infrastrukturës energjetike të Ukrainës në prag të dimrit. Në kundërpërgjigje, Ukraina po shënjestron objektet ruse të naftës dhe gazit. Më 31 tetor, ushtria ukrainase pretendoi se kishte goditur me dronë dhe sisteme raketore ndërmarrjen shtetërore ruse të industrisë kimike dhe të mbrojtjes, Kombinati Kamenski, në rajonin e Rostovit.

Ajo tha se ishte konfirmuar “zjarri në një depo të produkteve të gatshme”, ndërsa ishin raportuar dëme në katër punishte prodhimi. Sipas ushtrisë ukrainase, objekti prodhon lëndë të ngurtë djegëse për raketa, e cila përdoret në municionet e disa sistemeve raketore ruse.

Duke komentuar sulmin, Zelensky përgëzoi ushtrinë për ato që i quajti “sanksione me rreze të gjatë veprimi” në rajonin e Rostovit. Rajoni i Rostovit, i cili kufizohet me Ukrainën, është një qendër industriale dhe logjistike me rëndësi strategjike në jugperëndim të Rusisë.

Më herët gjatë tetorit, Reuters raportoi se Rusia pothuajse e kishte përfunduar ndërtimin e një baze të re të madhe për lëshimin e dronëve me motor reaktiv në këtë rajon, brenda vetëm gjashtë javësh. Rostovi është përballur me sulme ajrore ukrainase që nga shtatori. Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kishte pretenduar më herët se, gjatë një operacioni special në një aeroport ushtarak në kryeqytetin rajonal, Rostov-on-Don, kishte shënjestruar disa “mjete ajrore ushtarake ruse”.

Dita e fundit e armëpushimit në Oleshki


Evakuimi i banorëve nga qyteti Oleshki, në jug të Ukrainës dhe nën pushtimin rus, ka përfunduar, ndërsa Moska dhe Kievi po vazhdojnë të respektojnë armëpushimin e dakorduar, i cili është në fuqi deri më 1 nëntor. Armëpushimi i kufizuar në këtë zonë ishte ndërmjetësuar nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump.

Më herët, autobusë të mbushur me civilë ishin larguar pa incidente nga zona e shkatërruar nga lufta. Ky ishte largimi i parë i tillë pas më shumë se katër vjetësh./REL

Volodymyr Zelensky rusi ukraine

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...