LIVE UPDATES
Bota

Irani kufizon blerjen e bukës së subvencionuar, kritika edhe nga mediat pranë pushtetit

Zyrtarët kanë dhënë shpjegime kundërthënëse për këtë masë, e cila ka nxitur kritika nga ekonomistët, por edhe nga mediat që mbështesin linjën e ashpër të pushtetit iranian.

19 November 2026, 21:32 Nga G.M

Irani kufizon blerjen e bukës së subvencionuar, kritika edhe nga

Autoritetet iraniane kanë nisur të kufizojnë sasinë e bukës së subvencionuar që mund të blejnë familjet në të paktën tri provinca të vendit. Pasi të shterojë kuota mujore, qytetarët duhet të paguajnë një çmim rreth 5.5 herë më të lartë. Zyrtarët kanë dhënë shpjegime kundërthënëse për këtë masë, e cila ka nxitur kritika nga ekonomistët, por edhe nga mediat që mbështesin linjën e ashpër të pushtetit iranian.

Skema e Ministrisë së Brendshme, e quajtur "menaxhimi i blerjes së bukës", është aktivizuar përmes pajisjeve për pagesa me kartë në furrat e bukës në provincat Markazi, Khuzestan dhe Zanjan. Sipas raportimeve të mediave iraniane më 18 nëntor, masa është zbatuar pa ndonjë njoftim publik dhe pa i informuar paraprakisht as furrtarët, as konsumatorët.

Sipas skemës, çdo personi i takon një kuotë mujore prej rreth tetë kilogramësh miell të subvencionuar, me çmim prej 23.000 rialësh për kilogram, apo më pak se një cent amerikan. Pas tejkalimit të kësaj kuote, buka duhet të blihet me çmimin e tregut të lirë, prej 126.500 rialësh, apo rreth pesë centësh. Ndonëse këto shuma duken të vogla kur shprehen në dollarë, kjo ndodh për shkak të zhvlerësimit të madh të monedhës iraniane.

Në tregun e lirë, një dollar amerikan këmbehet me rreth 2.7 milionë rialë, ndërsa paga minimale mujore prej rreth 166 milionë rialësh vlen vetëm rreth 61 dollarë. Mediat iraniane nuk pajtohen as për mënyrën se si duhet të përshkruhet kjo masë. Disa e quajnë "racionim" të bukës, ndërsa të tjera e kundërshtojnë këtë përkufizim.

"Konsumimi i më shumë bukës është shenjë e varfërisë"

Disa nga kritikat më të ashpra kanë ardhur nga vetë qarqet e afërta me pushtetin. Gazeta e linjës së ashpër Keyhan, kryeredaktori i së cilës emërohet nga udhëheqësi suprem i Iranit, e akuzoi më 16 nëntor Qeverinë e presidentit Masud Pezeshkian për "zbatimin e fshehtë dhe të dyshimtë të racionimit të bukës". Sipas gazetës, kjo masë ka nxitur qytetarët të vërshojnë drejt furrave të bukës.

Edhe gazeta reformiste Sharq kritikoi mënyrën se si Qeveria e kishte zbatuar skemën pa paralajmërim. Ndërkohë, portali konservator Tabnak argumentoi se "konsumimi i më shumë bukës është shenjë e varfërisë, jo e abuzimit". Ky koment dukej se u drejtohej zyrtarëve që janë ankuar për rritjen e kërkesës për bukë.

Portali theksoi se familjet me të ardhura të ulëta mbështeten më shumë te buka kur nuk kanë mundësi të blejnë ushqime të tjera. Presidenti Pezeshkian, duke folur më 18 nëntor, mbrojti vendosjen e kontrolleve më të rrepta, duke përmendur abuzimet në shkallë të gjerë me energjinë dhe produktet bazë të subvencionuara.

Ai përmendi raste të blerjeve të përsëritura të karburantit brenda një dite, përdorimin e energjisë elektrike të subvencionuar për prodhimin e kriptovalutave, si dhe individë që, sipas tij, kishin blerë deri në 18 tonë bukë të subvencionuar në muaj.

Ekonomisti iranian Ahmad Alavi, i cili jeton në Suedi, i tha Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se kufizimet e reja të bukës ndjekin një model të njohur të politikave ekonomike të Iranit. Sipas tij, vendi përballet me atë që ai e përshkruan si bllokadë detare, tokësore dhe ajrore, ndërkohë që të ardhurat nga nafta dhe eksportet po bien, kurse recesioni e bën të pamundur rritjen e taksave.

"Së pari vendoset racionimi i mallrave, pastaj zvogëlohen kuotat dhe konsumatori detyrohet t'i drejtohet tregut të lirë", tha Alavi.

"Burimet që lirohen i shkojnë pushtetit për të financuar prioritetet e tij", shtoi ai.

Sipas ekonomistit, këto prioritete përfshijnë luftën me Shtetet e Bashkuara, grupet aleate të Iranit në rajon dhe forcat e brendshme të sigurisë. Alavi kritikoi edhe vendosjen e një kuote të njëjtë për çdo person, duke theksuar se kjo nuk merr parasysh dallimet mes familjeve iraniane dhe nevojat e tyre ekonomike.

Sipas tij, një sistem i tillë përsërit dështimet e planifikimit qendror të stilit sovjetik dhe krijon atë që ai e quan "shpërndarje të përmbysur": subvencionet u shkojnë edhe atyre që nuk kanë nevojë, ndërsa ata që varen prej tyre mbeten pa mbështetje të mjaftueshme. Ai tha se një problem i ngjashëm është shfaqur edhe me ndihmat financiare të drejtpërdrejta, që Irani i zbaton që nga viti 2010.

"Buka është një e mirë publike. Të gjithë duhet të kenë mundësi ta sigurojnë shpejt dhe me çmim të ulët, pa asnjë diskriminim", tha Alavi.

Sipas tij, autoritetet po përqendrohen te hallka e fundit e zinxhirit të furnizimit, pra te konsumatori, sepse aty është më e lehtë të ushtrohet kontroll, duke marrë parasysh përmasat e mëdha të ekonomisë joformale në Iran.

Megjithatë, ai paralajmëroi se pasojat e këtyre masave mund të jenë shumë më të kushtueshme në afat të gjatë. Sipas Alavit, ato mund të çojnë në humbje të besimit shoqëror, thellim të varfërisë dhe kequshqyerje, duke krijuar kosto shtesë për shtetin në sistemin shëndetësor.

"Kjo masë nuk është efikase as në zbatim, as në kursimin e parave", përfundoi ai./REL

iran

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin